TEME DIPLOME: Industria e Perpunimit te Vajit te Lulediellit ne Shqiperi

http://temediplome.blogspot.com/TEME DIPLOME: Industria e Perpunimit te Vajit te Lulediellit ne Shqiperi

Qellimi I realizimit te kesaj Teme Diplome eshte konstatimi i problematikave te ndryshme qe ka industria e vajit te lulediellit ne vendin tone.
Per realizimin e kesaj Teme Diplome eshte zgjedhur kompania Olim pjese e AM Group dhe nje lider
i tregut te vajit te luledjellit ne vendin tone duke zoteruar mbi 50% te tregut

 Metodologjia
Te dhenat e kesaj Teme Diplome jane siguruar nepermjet intervistave te zhvilluara me specialiste te fushes dhe me vete perfaqesues te kesaj industrie, nepermjet punes kerkimore ne raportet e fondacioneve te huaja te cilat kane investyar dhe ndihmuar me asistence industrine e perpunimit te vajit te lulediellit ne vendin tone. Jane perdorur grafike te cilat japin nje permbledhje per te dhenat kryesore te industrise se vajit te lulediellit  dhe pasqyrojne ecurine ne kohe.


Burimet e informacionit
-Open Data Albania
-Ministria e Bujqesise
-AM Group
- Programi i Zhvillimit të Kombeve te Bashkuara (Mbështetje për Rregullimindhe Nxitjen e Tregtisë) Financime te BE

- Trade Liberalisation and Promotion Project fq 42-48



Hyrje
. Pozita gjeografike e Shqiperise, klima, relievi dhe cilesia e tokave bujqesore mundesojne zhvillimin e agroindustrise. Nje nga pikat ku sipermarres dhe eksperte bien dakord per te rialokuar kapitalet eshte pikerisht agroindustria. Kjo dege eshte me mjaft interes, sepse eshte ende mjaft e pazhvilluar kur ne fakt prodhon produkte baze ne pjesen derrmuese te saj. Sektori agroindustrisë në Shqipëri ka potenciale të mëdha zhvillimi. Ky sektor duhet te jete pjese e politikave per zhvillimi e vendit, duhet te jete ne qender te vemendjes sepse Shqiperia nuk mund te jete nje vend me prioritet industrine por me prioritet tek Agroindustria e cila favorizohet nga faktore te shumte ne vendin tone. Me zhvillimin e sektorit te bujqesise do te nxitet edhe Agroturizmi qe do te jete nje ndihme per ekonomine e vendit tone.
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi sektorin e agroindustrisë gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Agroindustria është industria që merret me prodhimin masiv të produkteve bujqësore.

Gjatë viteve të fundit, numri i bizneseve në sektorin agroindustrial ka ndryshuar si më poshtë:

Në vitin 2009, ekzistonin 2,081 biznese në agroindustri, ose 36 më pak krahasuar me vitin paraardhës. Ulja e numrit të bizneseve është shoqëruar edhe me uljen e numrit të të punësuarve me rreth 657 persona. Pjesa më e madhe e bizneseve në agroindustri është në formën e furrave të bukës (1,102 biznese), e ndjekur nga bizneset e prodhimit të qumështit (342), miellit (171), prodhimit të vajit (108), verës (86), mishit (65), etj. Ajo që vihet re është mungesa e bizneseve të prodhimit të duhanit, duke filluar nga viti 2007.
Pjesa më e madhe e investimeve në agrobiznes është kryer nga vetë bizneset, ndërkohë që subvencioni nga buxheti i shtetit ka qënë thuajse zero.
Grafikisht burimet e fondeve për investime në sektorin e agroindustrisë paraqiten si më poshtë
Burimi: Ministria e Bujqësisë, Ushqimit, dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Viti
2005
2006
2007
2008
2009
Numri i bizneseve
2060
2053
2040
2117
2081
Numri i te punesuarve
9865
9995
10293
10919
10262

PJESA I. 1.AM Group
AM Group përfaqëson aktualisht në Shqipëri një nga grupet më të mëdha industriale, në përbërje të të cilit janë kompanitë “DEKA sh.a” dhe “OLIM sh.a”.
AM Group ndodhet në Gjokaj, 15 km larg Tiranës, 20 km larg Portit të Durrësit dhe 7 km larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.
Kompania “OLIM” zhvillon aktivitetin, që nga viti 2000, në sektorin e prodhimit  dhe tregtimit të vajrave ushqimorë dhe të ushqimit për kafshë.
Qëllimi i Grupit është të ruajë pozicionin e liderit në tregun shqiptar për prodhimin dhe tregtimin e vajrave ushqimorë dhe detergjentëve, duke garantuar konsumatorin për cilësinë e produkteve të prodhuara dhe duke kërkuar të hyjë në tregun rajonal dhe më gjerë.
Lajtmotivi i të gjithë veprimtarisë të biznesit është CILESIA.
Garantimi dhe sigurimi i saj në çdo kohë dhe me çdo kosto, kanë bërë që OLIM të jete marka e pranishme në çdo familje shqiptare.
Vlera e investuar rreth  40 milion $.
Xhiro vjetore rreth 30 milion $;
Numri i punonjësve  500; rreth 30 % e tyre janë me arsim të lartë
Partnerë në teknologji dhe furnizime me lëndë të pare kompani multinacionale dhe me emër në botë si: Glencore International, Firmenich, Bericap, Ballestra, CMB Benardini, NISSEI, Toccar, Hayat Kimia, etj.
Partnerët kryerësorë në investim Raiffeisen Bank dhe  Tirana Bank (Banka e Pireut);
Kompania OLIM është çertifikuar sipas Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë  ISO 9001: 2000;
Kompania “OLIM” është çertifikuar dhe sipas sistemit  HACCP që garanton dhe siguron cilësinë e produktit.





Kompania Olim


1.1 MISIONI
Synon të ruajë pozicionin e liderit, në Shqipëri, për prodhimin dhe tregtimin e vajrave vegjetale, duke garantuar konsumatorët për cilësinë e produkteve tona, si dhe te hyjme në tregun rajonal e më gjërë.

OBJEKTIVAT E TREGUT
60% te tregut te vajit vegjetal ne Shqiperi.
Te rrisi eksportet
Te permiresoje rentabilitetin.
Te plotesoje deshirat dhe / ose prirjet e konsumatorit

HISTORI E AKTIVITETIT
Kompania “OLIM” sh.a. është krijuar në vitin 1999, me objekt të veprimtarisë së saj: “prodhimin dhe tregtimin e vajit ushqimor, të ushqimit të kafshëve, import – eksportin e lëndëve të para, të makinerive të ndryshme që përdoren në këtë industri, etj”.
Kompania, në Janar të vitit 1999, fillon ndërtimin e fabrikës dhe në Nëntor të vitit 2000 në tregun shqiptar të vajrave vegjetalë, shfaqet etiketa e vajit të rafinuar të lulediellit “OLIM”.
Në Maj të vitit 2001, fillon aktivitetin linja e prodhimit të ushqimit të kafshëve “AGROTEK”.
Cilësia e lartë e produktit dhe rezultatet e kompanisë në treg, e shndërrojnë shumë shpejt “Olim-in” në markë. Në kushtet e krijuara, në vitin 2003, kompania rrit kapacitetin e linjës së rafinimit nga 45 në 70 ton/ditë. Gjithashtu, në vitin 2003 kompania “OLIM” vlerësohet me “Kupën e Artë të Cilësisë”.
Kompania “OLIM” prodhon vaj të rafinuar: luledielli, misri dhe sallate, të konfeksionuar në ambalazhe të ndryshme PET 1, 4 dhe 5 litra.

Strategjia e zhvillimit në afatmesëm të kompanisë ka qenë përqëndrimi i prodhimit, përmirësimi i teknologjisë dhe mbyllja e ciklit të prodhimit, me qëllim përmirësimin e rentabilitetit.
Mbi këtë bazë, në Qershor 2004, në linjën e rafinimit kalohet në teknologjinë e vazhduar të rafinimit të vajit grexho dhe kapaciteti i rafinimit bëhet 120 ton/ditë.

Kompania, në Qershor 2005, çertifikohet sipas Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2000 për rafinimin, magazinimin, paketimin dhe shitjen e vajit të lulediellit dhe të misrit dhe sipas Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së produkteve ushqimore HACCP.
Fabrika e kompanisë “Olim” është e vetmja në Shqipëri që punon me cikël të mbyllur. Një pjesë e bërsive të farës do të përpunohen në fabrikën “Agrotek” dhe do të ofrohen  në treg si ushqim për kafshët.

PROFILI I KOMPANISE OLIM
Ndodhet në Gjokaj, Tiranë, 15 km larg qendrës së Tiranës, 7 km larg aeroportit ndërkombëtar të Rinasit dhe 20 km larg portit më të madh të Shqipërisë, portit të Durrësit.
Kompania “Olim” është anëtare e AM Group-it, që aktualisht përfaqëson në Shqipëri. një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së lehtë dhe ushqimore. “Olim” ka nisur aktivitetin e saj në Shtator 2000 dhe aktualisht ka një kapacitet rafinimi 120 ton vaj luledielli në ditë.
Fabrika përbëhet nga këto njësi:
- Sillosët e magazinimit të lëndës së parë (farës së lulediellit) me një kapacitet 10.000 ton. Sillosët janë prodhuar në Sh.B.A. nga G.S.I. – Grain System International;

- Reparti i Presimit dhe i Parapresimit, aktualisht me një kapacitet 120 ton/ditë, por që parashikohet të rritet në 240 ton / ditë;

-Reparti e ekstraksionit, me një kapacitet 100 ton/ditë;

- Reparti i rafinimit fizik dhe kimik të vajit grexho, me një kapacitet 120 ton/ditë.

- Dy makina NISSEi ASB (prodhim japonez) që prodhojnë shishet PET 1 litër, me një kapacitet të dyja së bashku deri 6000 shishe/orë.

- Linja e mbushjes dhe e paketimit AVE – Venetia (prodhuar në Itali) me një kapacitet 5000 shishe 1 litër/orë.

Teknologjia e avancuar e prodhimit, stafi teknik mjaft i kuaifikuar kanë bërë që vaji i lulediellit “OLIM”, të jetë vaji më i preferuar në tregun shqiptar për cilësinë e lartë dhe çmimin referuar kësaj cilësie.
Kompania “OLIM” është sot lider në tregun e prodhimit dhe tregtimit të vajit vegjetal në Shqipëri, duke patur mbi 50 % të tregut.
Synimi kryesor i kompanisë është mbyllja e ciklit të prodhimit, prodhimi i vajit të lulediellit duke filluar nga fara.
Shpërndarja e vajit “OLIM” realizohet nëpërmjet një rrjeti distributorësh në qytetet kryesore të Shqipërisë.
Transporti i mallit tek distributorët dhe tregtarët e shumicës bëhet nëpërmjet mjeteve të transportit që administrohen nga Departamenti i Transportit, pjesë e AM Group-it.


Fabrika “Olim”, është e vetmja në vendin tonë, që mund të punojë me cikël të mbyllur, domethënë proçesi i prodhimit të vajit fillon me presimin e farave vajore të lulediellit, ekstraksionin kimik të vajit nga bërsitë që dalin nga presimi, rafinimin e vajit, prodhimin e ambalazhit plastik (PET) dhe në fund me ambalazhimin e vajit në shishe 1 litërshe dhe bidona 4 dhe 5 litra. Një pjesë e bërsive të lulediellit është parashikuar të përpunohet më tej në “AGROTEK” – linjë e prodhimit të ushqimeve vitaminoze për kafshë, pjesë e “AM Group”.

Kompania “OLIM” çertifikohet sipas standartit ndërkombëtar ISO 9001:2000
Kompania “OLIM” çertifikohet sipas standartit ndërkombëtar ISO 9001:2000 dhe
sipas sistemit të menaxhimit të sigurisë së ushqimit HACCP
Trupi çertifikues  “European Quality Assurance Hellas” çertifikoi kompaninë “OLIM sh.a.” për ngritjen dhe aplikimin e:
1. Një Sistemi të Menaxhimit të Cilësisë, i cili është konform ELOT EN ISO 9001:2000;
2. Një Sistemi të Menaxhimit të Sigurisë së Ushqimit, i cili është konform ELOT 1416:2000/DS 3027:1997;
3. Një Sistemi të Menaxhimit të Sigurisë së Ushqimit i cili është konform CODEX ALIMENTARIUS; për qëllimet e mëposhtme:
rafinimin e vajit të lulediellit, magazinimin, paketimin dhe shitjen e vajit të lulediellit dhe të misrit.
Projekti për ndërtimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas  standartit ISO 9001:2000 dhe të sistemit të menaxhimit të sigurisë së ushqimit HACCP, filloi në Maj të vitit 2004 si një bashkëpunim  i kompanisë “OLIM” me SEED (projekt i IFC). 
Faza përgatitore konsistoi në trajnimin e njerëzve dhe në ndërgjegjësimin e tyre për filozofinë e sistemeve të cilësisë.
Më pas, stafi i kompanisë punoi nën konsulencën e kompania greke të konsulencës  Q-Plan për një periudhë 8 mujore dhe bëri disa ndërhyrje në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë.
Më 26 Maj 2005, kompania çertifikuese EQA  auditoi kompaninë “OLIM” dhe më dt. 5 Qershor 2005 e çertifikoi



FAKTE DHE SHIFRA
Shitjet vjetore (ton)
18 000-20 000
Pjesa e tregut (%)
55
Punonjës
200
Punonjës në marketing
100
Kapaciteti vjetor për prodhim vajti të rafinuar (ton)
36 000
Kapaciteti i shpërndarjes (ton)
423
Mjete Transporti > 5 ton (%)
23
Mjete Transporti < 5 ton (%)
73
Furnitorë
Glencore International, Bericap, Süd Chemie, Henkel Hellas
Sistemet e Menaxhimit
ISO 9001 : 2000 HACCP
Konkurrentët
Floriol (17%), Fiol (14%), Kristal (8%) , të tjerët (6%).


Kompania Olim ka qënë një nga rafinuesit kryesorë dhe furnizuesit e vajit
vegjetal në Shqipëri, e bazuar në vajin e papërpunuar të importuar. Tre vjet më
parë ata ngritën një njësi për shtypjen me qëllim blerjen e farave të lulediellit në
vend të vajit të rafinuar, por aktualisht ata ende po importojnë vaj të
papërpunuar.


Nuk ka prodhim të brendshëm të farave të lulediellit. Farat e importuara kanë një
kosto transporti të lartë. Këtë vit kompania do të importojë nga Serbia & Mali i Zi,
por kostot e transportit jane një pengesë për këtë.
Punishtja e shtypjes ka një kapacitet prej 120t/ditë për fara luledielli. Olim synon
të zgjerojë kapacitetin në 250t/ditë raporti fara/ vaj i papërpunuar është 41-42%:
2,2kg fara duhen për të prodhuar 1 kg vaj luledielli.

Kapaciteti magazinues i fabrikës është 11,000 m3. Atyre do ti duhet të blejnë
40,000 ton fara luledielli për vitin e parë të prodhimit dhe të palinifikojnë ruajtjen e
tepricës në ambjent të hapur, siç është prakika e vendeve të tjera si Italia. Ata
gjithashtu po marrin parasysh dhe blerjen e silazheve magazinuese për të
reduktuar humbjet.



1.2 Analiza FDMK per kompanine Olim
Fuqite e biznesit:
      Olim eshte kompania e cila zoteron rreth 60% te tregut vendas duke u bere nje lider i tregut vendas.

      Fabrika e kompanisë “Olim” është e vetmja në Shqipëri që punon me cikël të mbyllur. Një pjesë e bërsive të farës do të përpunohen në fabrikën “Agrotek” dhe do të ofrohen  në treg si ushqim për kafshët.

      Kompania “OLIM” ka zhvilluar dhe vënë në zbatim gjatë vitit 2005:
- Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9001:2000;
- Sistemin e Sigurisë së Produktit Ushqimor HACCP


      Teknologjia e avancuar e prodhimit, stafi teknik mjaft i kuaifikuar kanë bërë që vaji i lulediellit “OLIM”, të jetë vaji më i preferuar në tregun shqiptar për cilësinë e lartë dhe çmimin referuar kësaj cilësie.

      Synimi kryesor i kompanisë është mbyllja e ciklit të prodhimit, prodhimi i vajit të lulediellit duke filluar nga fara.

      Shpërndarja e vajit “OLIM” realizohet nëpërmjet një rrjeti distributorësh në qytetet kryesore të Shqipërisë.



      Transporti i mallit tek distributorët dhe tregtarët e shumicës bëhet nëpërmjet mjeteve të transportit që administrohen nga Departamenti i Transportit, pjesë e AM Group-it.
Dobesite:

      Nje nder dobesite kryesore te kesaj industrie dhe per kompanine Olim si pjese e saj eshte mos sigurimi i lendes se pare ne vend dhe sigurimi i kesaj lende te pare nga importi qe rrit kostot.

      Shum here cmimi i lendes se pare eshte abuziv qe krijon jo pak probleme per kompanite vendase te cilat sigurojne kete lende te pare nga tregjet e huaja.

      Mungesa e Marveshjeve te Tregtise se Lire (MTL) me vendet e tjera te rajonit per kete industri  nuk ndihmon qe keto kompani te zgjerojne tregjet e tyre dhe jashte vendit ne te gjithe rajonin.

      Nje pjese e konsiderueshme e financimit te kesaj industrie vjen nga sektori bankar qe e ben te varur nga cdo ndryshim ne normat e interesit  te sektorit bankar dhe gjendja financiare e bankave .

Mundesite:
      Tentativat per te prodhuar lenden e pare ne vend japin nje prespektive per  te ardhmen ku do te ule ndjeshem kostot dhe do te ndihmoje ne realizimin e ciklit te mbyllur.




      Mbeshtetja financiare dhe keshillat teknike qe japin Institucionet e huaja nderkombetare si UMCOR, USAID etj krijojne kundesine e pershpejtimit te projekteve afatmesem dhe afatgjate te industrise sevajit te lulediellit.


      Gjithnje e me shum po tentohet te terhiqet vemendja e investitoreve potencial ne kete industri ku mund te ndihmojne ne krijimin e kushteve per mbjelljen e lendes se pare e deri ne krijimin e hapesirave dhe kushteve per krijimin e tregjeve te shumices ku te behet e mundur shitja e prodhimit te fermerve.



Kercenimet:
      Informaliteti dhe konkurrenca e pa ndershme jane nje kercenim i vazhdueshem per Olimin qe kerkon nje treg  ku te respaktohen te gjitha rregullat pa perjashtime e te mos kete marrveshje te fshehta qe demtojne e cenojne konkurrencen ne treg.

      Jane te shumte konkurrentet e huaj qe po penetrojne ne tregun tone duke konkuruar produktet vendase dhe duke i rrezikuar ato.

      Politikat e ndjekura prej shtetit shum here nuk e ndihmojne  industrine vendase. Jane te pakta thuajse te pa perfillshme  perpjekjet per ti dhene nje dore kesaj industrie te kete nje zhvillim te qendrueshem

      Duke u ndikuar nga “prodhimet me tarife zero” dmth produktet e vajit pa dogane, norma e fitimit ka rene ndjeshem (20-25%). Pra “olim” ndjehet i rrezikuar ne treg vetem nga “Marreveshja e Tregtise se Lire”


1.3 Projekti per sigurimin e lendes se pare ne vend
Nëpërmjet një projekti të financuar nga USAID, UMCOR tashmë po ndihmon një
shpoqatë fermerësh Shqiptarë për të rritur fara luledileli në Shqipëri. Faza e parë
ishte rrijta e realizueshmërisë së prodhimit.
Projekti po subvencionon 20% të çmimit sepse kostot e prodhimit mbeten
shumë të larta.

Projekti gjithashtu synon të zgjerojë hapësirat e kultivimit të
farave të lulediellit. Financimi ka shkuar  në 2,2 milion $.
Olim ka nënshkruar një kontratë me fermerët për blerjen e farave. Çmimi u
vendos në 275 $/ton gjatë periudhës së korrjeve. Ai është më i lartë sesa çmimi i
importit p.sh. CIF 265-270 $/ton nga Serbia dhe një çmim ex works prej 233
$/ton në Rumani. Çmimet në vende të tjera si Rusia dhe Ukraina janë më të larta
si pasojë e kostove më të larta të transportit. Olim u  paguajti fermerëve një
shumë të caktuar si paradhënie për projektin e ri dhe ata janë të detyruar të
sigurojnë të gjithë sasinë pavarësisht se nuk mund të përcaktojnë vetë çmimin.
Olim beson se fermerët nuk kanë kapacitetmagazinues në mënyrë që të rrisin çmimin më vonë.
Në fazën fillestare, prodhimi i brendshëm do të jetë rreth 1,500 ton bazuar në një
hapësirë prej 550 ha, e cila Olim shpreson se do të jetë e mjaftueshme.
Gjithashtu toka bujqësore do të përmirësohet me mbjelljen e lulediellit. Toka do
të mbillet me rotacion çdo tre vjet me: fara luledielli, grurë dhe misër. Nëse
fermerët bien dakort midis tyre ata mund të rrisin zonat e kultivuara deri në 6,000
ha. Bordi i Lulediellit i krijuar me qëllim zbatimin e projektit po përpiqet të
zgjerojë hapësirat e kultivuara. Olim po mbështet gjithashtu shoqatën e re të
fermerëve për marketingun dhe çështje të tjera. Fermerët do të çohen për tu
trajnuar në Serbi dhe Mal të Zi. Olim beson se nëse grupi i parë është i
suksesshëm, të tjerë do të ndjekin shembullin e tyre. Përveç farave të lulediellit
fermerët mund ti shesin Olim-it dhe grurë dhe misër si ushqim për kafshët, por jo
sipas një kontrate të nënshkruar .
Olim mendoi dy vjet më parë për të investuar për prodhimin duke ngritur ferma.
Nuk ka detyrime për importin e farave të lulediellit dhe ka shumë oferta në treg.
Duhet theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka detyrime doganore;
ajo ka gjithashtu 0% detyrime për prodhimet e importit të përfunduara.
Olim ende paguan diçka për M&E, magazinimin, rezervuarët, lëndët e para (për këtë
të fundit, doganën dhe TVSH). Kompania beson se marrveshja për tregtinë e lirë
e nënshkruar me vendet fqinje duhet të rishikohet pasi ato po sjellin probleme
për prodhuesit vendas. Vendet e tjera aplikojnë detyrime doganore për farat e
importuara: 15% në Maqedoni dhe Serbi; 39% në Turqi; 10% në Kosovë dhe
Rumani; 8% në BE. Mbi 20% e fermerëve përfitojnë subvencione në Serbi dhe
vaji i lulediellit është një nga artikujt kryesore që subvencionohet në vende të
tjera si p.sh Rumania.


Efekti negativ në Shqipëri nga mos aplikimi i detyrimeve doganore tani është i
dukshëm për Olim. Pati një rënie të fitimit 2 milion $ vitin e kaluar.

Të ardhurat ishin 20milion $ me një mundësi përdorimi 50%, kështu që ka shumë mundësi
për rritjen e të ardhurave deri në 40milion $.
Olim po shqyrton mundësinë përdorimit te burimeve për Glencor, furnizuesin e tij
kryesor. Në të kaluarën, problemet e marzheve vetëfinancuese e kanë penguar
këtë, por tani ka shpresë se kontrata do të vazhdojë.
Konkurenca nuk është ende një çështje e rëndësishme, meqënëse ata
aktualisht janë të vetmit lojtarë në treg. Besohet se do të ketë një fabrikë tjetër në
të ardhmen dhe Olim po ndjek zhvillimet nga afër.
Shoqata e Rritësve të lulediellit në Lushnje

Prodhimi i lulediellit për vaj
• Është krijuar një shoqatë me 13 kultivues për të mbjellë
1,500 ton në 550 ha
• Çmimi i arritur me Olim është 275$/ton. Fermerët do të kenë
një çmim të garantuar prej 330$/ton.
• Diferenca në kosto do të plotësohet nga një subvencion i
financuar nga USAID me rreth 55$/ton
• USAID nëpërmjet UMCOR i sigurojnë ndihmë teknike
Shoqatës për të ndihmuar në ngritjen e saj, japin këshilla
teknike mbi prodhimin, negociojnë kontratën e ofertës me
Olim dhe manaxhojnë subvencionet

Shoqata e Rritësve të Lulediellit

Shoqata ka 13 anëtarë dhe po behen përpjekje për të rritur këtë numër.
Shoqata aktualisht është e përfshirë në një projekt për të furnizuar Olim me fara
luledielli për përpunimin e tyre në vaj vegjetal. Projekti është promovuar dhe
mbështetur financiarisht nga USAID nëpërmjet Umcor, e ngritur për të zbatuar
këtë projekt.


Umcor ka 2,2 milion $ të cilat do të përdoren për të mbuluar
diferencën midis çmimit të shitjes së Shoqatës dhe çmimit të blerjes për të cilin
është rënë dakort me përpunuesin. Aktualisht, çmimi i shitjes duhet të jetë më i
lartë si rrjedhim i kostove të larta të inputeve dhe shkallës së ulët të shfrytëzimit.
Kjo është një nga çështjet kryesore që po negociohet me përpunuesin dhe ka
nxjerrë në pah një preferencë për një çmim variabël: përpunuesi do të aplikojë
një çmim në përputhje me sasitë e mallit të lëvruar.
Shoqata ka 550 ha tokë dhe mund të prodhojë 1,500 ton fara luledielli. Nevojat e
përpunuesit janë 80,000 ton në vit. Megjithatë, ky konsiderohet si një hap i parë
pozitiv drejt një bashkëpunimi më të gjerë në të ardhmen.
Aktualisht i gjithë vaji vegjetal importohet si një produkt i përfunduar ose vaj i
papërpunuar, i cili më pas rafinohet dhe paketohet për tregun e brendshëm

PJESA II.Problemet e industrisë 2 Mosprodhimi i lëndës së parë në vend
Mosprodhimi i lëndës së parë në vend  shqetësojnë sot industrinë e vajit në vend. Aktualisht ndërmarrjet e vajit në vend importojnë vaj të papërpunuar (grexho) dhe e përpunojnë atë duke e kthyer në vaj ushqimor. Importi i lëndës së parë ka vënë në vështirësi të mëdha industrinë e përpunimit të vajit të lulediellit, ndaj duhet konsideruar domosdoshmëria e nxitjes së investimeve në sektorin e bujqësisë për mbjelljen e lulediellit në vend. Ndërmarrjet që merren me përpunimin e vajit vegjetal punojnë pothuajse të gjitha më lëndë të parë importi. Para viteve ’90, për këtë lloj industrie ishte pothuajse i zgjidhur problemi i sigurimit të lëndës së parë, pasi në vend kultivoheshin rreth 21 mijë ha me luledielli, me një prodhim vjetor prej rreth 17,000 ton.

Statistikat aktuale të Ministrisë së Buqësisë dhe Ushqimit tregojnë se sipërfaqja, që mbillet aktualisht me luledielli është pothuajse e papërfillshme dhe me prodhimin që realizohet as që mund të bëhet fjalë për për të furnizuar me këtë produkt industrinë përpunuese. Industria e vajit në vend sipas prodhuesve “i ka të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar si industri me cikël të mbyllur, që nënkupton jo vetëm përpunimin e lulediellit dhe prodhimin e vajit, por edhe prodhimin e ushqimeve të blegtorisë dhe pse jo edhe mbarështrimin e llojeve të veçanta të kafshëve, siç mund të jetë shpendaria, etj.”
Dhe nëse do të arrihej sigurimi i lëndës së parë në vend “do të mundësonte një frytshmëri më të lartë të investimeve në industrinë e vajit dhe në këtë kontekst, një përgjegjshmëri më të madhe të saj për të ndjekur dhe nxitur fermerët që merren me prodhimin e lulediellit”.
 Kohët e fundit ka një iniciativë të shoqërive të prodhimit të vajrave vegjetalë, që të lidhin kontrata me fermerët vendas për prodhimin e lëndës së parë farë luledielli. Kjo iniciativë po përkrahet dhe nga Ministria e Buqësisë dhe Ushqimit, pasi do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së të ardhurave të familjeve fermere në zona të ndryshme të vendit.
Nëse fabrikat e vajit në vend do të furnizohen me farë luledielli të prodhuar në vend, sipas llogaritjeve të Ministrisë së Buqësisë e Ushqimit do të duhej të mbilleshin rreth 15-20 mijë ha me këtë kulturë, që do të thotë punësim e të ardhura për rreth 10 mijë familje si dhe ulje e konsiderueshme e vlerës së importeve ushqimore. Zhvillime të tilla mundësojnë organizimin e partneriteteve të qëndrueshme mes kësaj industrie dhe prodhuesve të lulediellit, si në drejtim të sigurimit të lëndës së parë, ashtu dhe në drejtim të furnizimit të fermerëve me ushqime për kafshët. Duke konsideruar si tepër të domosdoshme ecjen në këtë rrugë të industrisë së vajit, ne vlerësojmë se shumë shpejt prodhimi vendas do të mund të plotësojë nevojat e brendshme dhe në një të ardhme të afërt, do të mund të jetë i pranishëm edhe në tregun rajonal.
Megjithëse, vaji është një mall që kuotohet në bursë, çmimet e tij nuk ndryshojnë shumë dhe dihen, por prodhuesit e vajit në vend shprehen se ka mjaft abuzime me vajin e pakontrolluar dhe me cilësi të dobët, që vjen nga importi. “Vaji që vjen nga importi është me çmim më të lirë dhe me një cilësi shumë të dobët në krahasim me vajin tonë, kjo sjell dhe prishjen e tregut”, thotë Bajram Dine Administrator i Përgjithshëm i firmës Fiol.


2.1 Ligji 7501.
Me renien e regjimit totalitar ne vitet 90’ do te niste dhe nje nder shqetesimet me te medha te shoqerise sone post komuniste. Toka pasuria me e cmuar do te vihej ne qender te vemendjes me problemet e shumta qe do te fillonin me miratimin e ligjit nr 7501 me 19.7.1991. i cili ju mohoj shume pronareve trashegimtare te kesaj toke te drejten e pronesise dhe shfrytezimin e saj per qellime personale.
Ky ligj vazhdon edhe sot e kesaj dite te trashegoje problemet e pronesise mbi tiken bujqesore. Bujqesia eshte sektori direkt i prekur nga ky problem i nxehte per shoqerine shqiptare pasi keto probleme nuk nxitin zhvillim por e kane lene ne nje gjendje te veshtire kete sektor i cili ka nje potencial te madh zhvillimi.
 Industria e valit te lulediellit e cila kerkon me perpjekje te shumta sigurimin e lendes se pare ne vend duhet te shfrytezoje te gjitha kapacitetet prodhuese ne vend por me problemet e pronesise shume toka bujqesore nuk jane ne shfrytezim.
Ne kushtet aktuale ku kerkohet te rritet punesimi dhe performanca ekonomike ne vend toka bujqesore duhet te kete nje prioritet te vecante dhe duhet filluar me zgjidhjen e problemeve te pronesise  e me pas me te gjitha te tjerat ne vijim deri sa te krijohet nje terren i pershtatshem per bujqesine e vendit tone dhe ti hapert rruge krijimit te koperativave bujqesore.

2.2 Veshtiresite e tregut vendas
Me kompanite me te medha qe raportojne tkurrje te aktivitetit dhe importe ne rritje, bizneset e shtuara te perpunimit te vajit po gjenden ne veshtiresi.
Në tregun e pakicës në vend, një shishe vaj luledielli e ardhur direkt nga importi (thjesht e ambalazhuar në Shqipëri) kushton 15% më pak se vaji që përpunohet në vend (rafinohet e paketohet).
Një treg i vogël si Shqipëria, në kushtet kur prodhimi vendas i lëndës së parë mungon, bën që industria e përpunimit të vajit të mos jetë konkurruese në vend.
Një sektor, në të cilin janë investuar rreth 122 milionë lekë në tre vitet e fundit, po përpiqet të rritet me lëndë të parë të importuar.
Përfaqësuesit e “Olim” tregojnë se vështirësitë e tregut po rriten.
Sasitë që blihen në bursë nga kompanitë e rafinimit në vend janë të pakta dhe çmimi nuk mund të negociohet. Në këto kushte, importi pothuajse i gatshëm i vajit nga kompani të huaja që blejnë edhe për tregje të tyre del me kosto më të ulët.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë raportojnë rreth 110 ndërmarrje të rafinimit dhe paketimit të vajit vegjetal, me një numër të punësuarish jo më shumë se 350. Nga kjo panoramë dhe nga kontaktet me disa prej kompanive kryesore në vend, rezulton se sektori po mbështetet shumë në punishtet e vogla me edhe më pak se 4 të punësuar, të cilat bëjnë paketimin e vajit.

2.3 Lënda e parë në vend thjesht nje tentative
Në fazën e investimeve, perspektiva afatgjatë e kësaj kompanie ishte edhe përpunimi i prodhimit vendas. Por gjatë gjithë kësaj periudhe, prodhimi i vajit me lulet e diellit të prodhuara në vend  ka mbetur vetëm një tentativë.
Falë një projekti amerikan që nxiti fermerët të mbillnin luledielli pesë vite më parë, kompania arriti të përpunojë një sasi të kufizuar të tyre. Por me përfundimin e projektit, fermerët e Myzeqesë nuk vazhduan  të ecin në rrugën që i futi Shoqata e Fermerëve. Sipas ekspertëve të bujqësisë, që asistuan  këtë projekt, nuk u arrit të krijohej një kooperim i qëndrueshëm mes fermerëve, ndonëse kultivimi i lulediellit ishte me leverdi.
Për drejtuesit e “Olim”, prodhimi në vend i lëndës së parë përbën interes dhe shihet edhe si një mundësi për të zhvilluar industrinë në formë më të shëndetshme, pra të pavarur nga luhatjet e shumta të tregjeve të huaja. Olim ka investuar në makineri të ekstraktit të vajit pikërisht me këtë qëllim. Sigurimi në vend i lëndës së parë, do të shmangte një sërë hallkash të importit sipas tyre duke krijuar  njëkohësisht përfitim për fermerët. Interesi për të siguruar lëndën e parë në vend ka ardhur edhe nga tregtarët, importues të vajit nga tregu bullgar.
 I frymëzuar nga fushat e pafund me luledielli në Bullgari, tregtari i vajit “Bomira” në vend, tregon se, “për një periudhë kam menduar të blej toka dhe t’i mbjell ato me luledielli”. Por, angazhimi është shumë i madh. Ekspertë në sektorin e bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore mendojnë se forma më e mirë për të furnizuar industrinë me lëndë të parë është organizimi i vetë fermerëve, ndërsa për tregtarët e përpunuesit është një angazhim më shumë. Ekspertet  në këtë fushë, shprehen se forma më e mirë e nxitjes është ajo e kontratave të parablerjes që përpunuesit duhet të bëjnë me fermerët.


Politika nxitëse e qeverisë në këtë mes do të ishte vetëm garantimi i financimeve që sipërmarrësit do të merrnin në banka për të bërë pagesat paraprake. Prova e bërë në zonën e Myzeqesë është një shembull që tregon se në vend mund të prodhohet lënda e parë. Sipas ekspertëve të tregtisë agro-ushqimore, ndonëse Bullgaria apo tregjet e tjera të Europës Lindore janë prodhues të rëndësishëm dhe nuk mund të krahasohemi me to, prodhimi vendas i lëndës së parë do të ishte konkurrues të paktën në tregun e brendshëm.
“Për të nxitur prodhimin vendas të farërave të lulediellit, nevojitet të ndërhyjnë aktorë të tretë që nuk janë industritë”
Më të avancuar janë në këtë drejtim vendet fqinje në Ballkan. Prodhuesit serbë të vajit të farërave punojnë me lëndë të parë të prodhuar në vend. Një pjesë të importit ne e realizojmë pikërisht nga ky treg.


2.4 Informaliteti në tregun e vajit.
Për një mall që kuotohet në bursë, siç është vaji, nuk mund të ndodhë që çmimet të ndryshojnë shumë nga njëri shitës tek tjetri (për vajrat e importuara), por që me sa duket, janë rezultat i evazionit fiskal, apo i shitjes së vajrave të përzier dhe me cilësi të dobët. Ky treg, ashtu si shumë të tjerë, është i pakontrolluar si nga pikëpamja sasiore, ashtu dhe për sa i përket sigurisë së produktit ushqimor. Vaji “Olim” dallohet nga vajrat e tjerë të tregtuar për kapsulën e sigurisë si dhe për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të administrimit të cilësisë ISO 9001:2000 dhe të sigurisë së produkteve ushqimore HACCP.
-Për vitin 2004, problemi më i madh që iu shkaktua industrisë së prodhimit të vajit në Shqipëri ishte hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Organizatën Botërore të Tregtisë, që do të thotë që taksa doganore me të cilin vaji i rafinuar hyn në Shqipëri është zero.
Mjafton t’ju kujtoj që për të futur vaj në Kosovë taksa doganore është 10%, në Maqedoni 15%, në Turqi 39% e kështu me rradhë. Natyrisht, dikush mund të thotë që “hapja e kufijve” ofron mundësinë për çmime më të ulëta për konsumatorin shqiptar, duke harruar së pari, që ishte vaji “Olim’ që solli ndryshimin e çmimit të vajit në tregun shqiptar dhe së dyti, që për ekonominë tonë kjo do të thotë fitim i munguar, taksa dhe tatime të munguara në buxhetin e shtetit, investime të munguara, vende të reja pune të munguara.

2.5 Vaji, një treg kaotik

Kur prodhimi me cikël të mbyllur në vend duket i përjashtuar edhe për një kohë të gjatë, në tregun shqiptar të vajit, konkurrenca po ndahet mes importuesish. Pjesa më e madhe e vajit vjen përmes anijeve dhe disa prej kompanive arrijnë të organizohen që të blejnë së bashku. Por tregu i vogël shqiptar (me rreth 3 milionë konsumatorë) “zvogëlohet” më tej me aktorët që importojnë më vete. Duke pretenduar një import të lirë nga shumë tregtarë konkurrentë, ekspertë në fushën e tregtisë mendojnë se forma më e mirë për të importuar vaj me çmim të ulët është punimi me të njëjtin agjent komercial, i cili mund të negociojë çmimin për furnizimin e të gjithë tregut shqiptar.
Pavarësisht problemeve, investimet në industrinë e përpunimit të vajit (rafinimit e imbotilimit) i kanë shtyrë këta të fundit të shtojnë punën kundrejt  një norme më të ulët fitimi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, vitin e kaluar, sasia e vajit të importuar pësoi rënie të dukshme. Në këtë import vlerësohet të jenë përfshirë si vajrat e rafinuara dhe ato të parafinuara.
Nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, vjet u importuan 43 mijë tonë vaj (15% më pak se një vit më parë).
Vitin që shkoi, përveç rënies së importit pati “rëndoi” në sektor edhe shtimi i vazhdueshëm i numrit të kompanive që merren me përpunimin e paketimin e vajit dhe importi direkt nga rrjetet e tregtisë me pakicë.
Pjesa më e madhe e sipërmarrësve të përpunimit të vajit “greggio”, paketimit e tregtimit të tij, tregojnë se po përballen me një ulje të normës së fitimit dhe ulje të volumit të tregtisë.
Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, xhiroja vjetore ka rënë dukshëm  për kompanitë kryesore tregtare. Me një xhiro prej rreth 1 miliard lekë për vitin 2009, aktiviteti i Olim u tkurr 41% krahasuar me një vit më parë. Në rënie të lehtë paraqet edhe operatori tjetër kryesor në këtë sektor “Bomira”. Me xhiro vjetore prej gati 0.86 miliard lekë, xhiro e saj u ul me 1%.
Vaji zë peshë të rëndësishme në kompanitë tregtare të prodhimeve ushqimore, të cilat renditen ndër kompanitë me xhiron më të madhe në vend.
Konsumi bie deri në 4% në vit
Me një përvojë mbi dhjetëvjeçare në treg, përfaqësuesit e vajit “Bomira” tregojnë se konsumi i vajit të farërave (kryesisht lulediellit) në familjet shqiptare ka ardhur në rënie.

Një normë rënie 2-4% në vit është bërë pothuajse e natyrshme sipas tregtarëve të vajit.
Arsyet kryesore: rritja e konsumit të vajit të ullirit dhe prirja e konsumatorëve për të ulur konsumin e yndyrave. Megjithatë, niveli i konsumit për frymë është rreth 14 litra në vit, duke mbetur i lartë krahasuar me vende të Europës Perëndimore, ku konsumi nuk i kalon 10 litra/frymë.

2.6 Europa Lindore, 95% të importeve
Bullgaria dhe Ukraina kryesojnë në furnizimin e tregut shqiptar me vaj. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, sasia e vajit të importuar nga këto i kalon 18 mijë tonë. Por tregjet furnitorë, siç vërehet dhe nga grafikët, janë edhe ato vendet e afërta, Maqedoni e Serbi. Rreth 14% e importit vjen nga këto dy vende, pavarësisht se importuesit vlerësojnë se prodhimi ka kosto më të lartë se vendet e Europës Lindore.
Aktualisht i gjithë vaji vegjetal importohet si një produkt i përfunduar ose vaj i
papërpunuar, i cili më pas rafinohet dhe paketohet për tregun e brendshëm

Importet e vajrave vegjetale

Vajra vegj te pa rafin, Pesha Kg
       2000
2006
2010




Soje
        538.968
      210.424
        423.197
Vaj ulliri
        581.054
      385.562
        115.968
Vaj luledielli
11.710.743
3,041,866
19.722.216












Total
12.292.335
3.637.852
20.261.381


Tabela e mësipërme tregon si rritjen në konsumin e përgjithshëm të vajrave
vegjetal, ashtu dhe zhvendosjen e importeve nga vajra të rafinuar në vajra
vegjetalë të parafinuar. Ka gjithashtu një zhvendosje nga vajra vegjetale të
përzier drejt dominimit të farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit të parafinuar si
lënda e parë kryesore.


Tabela e mëposhtme paraqet informacion mbi rritjen e farave të lulediellit dhe
vajit të rafinuar dhe burimet kryesore për këto produkte .
Importi i vajit të lulediellit të papërpunuar dhe farave

Importet Sasia Kg
2000
2005
2010




Rusia
1,096,312
1,053,062
3,081,812
Turqia
1,488,625
-
-
Ukraina
-
7,043,234
6,000,000
Bullgaria
-
880,562
5,027,375




























Total
2,584,937
8,976,858
14,109,187


PJESA III. 3.Kapitalet e investuara ne Agroindustri
Nje nga pikat ku sipermarres dhe eksperte bien dakord per te rialokuar kapitalet eshte pikerisht agroindustria. Sipas Behar Males, kjo dege eshte me mjaft interes, sepse eshte ende mjaft e pazhvilluar kur ne fakt prodhon produkte baze ne pjesen derrmuese te saj.
Investimet e uleta ne kete sektor konfirmohen edhe nga te dhenat zyrtare per importet gjate vitit 2008, ku vetem ushqime, pije dhe duhan zene rreth 17% te totalit te importeve, duke qene keshtu te tretet ne vlere pas makinerive dhe lendeve djegese. Nje treg ky prej 600 milion euro ne vit, qe mund te shfrytezohet fare mire nga prodhuesit vendas.
Per nje vend si Shqiperia, mjaft bujqesor dhe me nje popullsi masive ne fshat, niveli i ulet i zhvillimit te agroindustrise duket “i pakuptimte”.
Ndonese ka disa nisma te disa biznesmeneve vendas, ku nder me te fundit ishte inaugurimi i nje fabrike te prodhimit te vajit te ullirit ne afersi te Tiranes, ne Shqiperi ende pjesa derrrmuese e konsumit ushqimor mbulohet nga importi.
Nese per te investuar ne biznese specifike te agroindustrise mund te jete e veshtire per mjaft sipermarres te ndertimit, pasi eshte teresisht sipermarrje tjeter, ata mund te hedhin kapitalet e tyre pikerisht ne ngritjen e tregjeve me shumice.Ne vend nuk ekzistojne ende tregjet e shumices, ku fermeret “dorezojne” produktet dhe tregtaret ia shesin tregut te pakices apo degeve te agroindustrive.
Kjo eshte nje nga “opsionet” me te mira qe mund te ndiqet nga shume biznese ne “hall” per te investuar kapitalet e tyre, sepse prodhim vendas ka, por mungon infrastruktura (tregjet) per ta sjelle ate te konsumatori.
Tregjet jane diçka e perditshme dhe marzhi i fitimit sigurisht qe eshte me i vogel se ne ndertim, por ama eshte i sigurite  duke shtuar se projektet e tregjeve duhet te nxiten edhe nga pushteti vendor, qe duhet te sherbeje si nje garant per mbarevajtjen e tyre.
Duhet te jene pikerisht Bashkite qe duhet te nxitin krijimin e ketyre tregjeve, qe jane vertet nje potencial i mire investimi per shume biznese. Ngritja e tregjeve do t’i jape nje impuls akoma me te madh bujqesise dhe degeve te agroindustrise.

3.1 INDUSTRIA E VAJIT KERKON RINEGOCIM ME OBT
Prodhuesit e vajit ne vend, janë duke përballuar konkurencën e prodhimeve me tarifë zero, që tashmë vijnë lirshëm nga fqinjët,duke rrezikuar pozicionin ne treg. Dy prodhuesit e fuqishëm në treg “Olim” dhe “Fiol”, kanë kuptuar nga kalkulimet e fundit, se norma e fitimit pas hyrjes në treg të vajit pa doganë ka rënë ndjeshëm. Sipas të dhënave, vetëm humbjet e kompanisë “Olim” llogariten 20-25 per qind të të ardhurave, pas zbatimit të marrëveshjes. Kjo ka bërë qe industria ushqimore e përpunimit të vajit, të kërkojë në Ministrinë e Ekonomisë, një rinegocim me OBT për kushtet e marrëveshjes të Tregtisë së Lirë.
Aktualisht, “Olim” është lider në tregun ushqimor, që merret me prodhimin dhe përpunimin e vajit ushqimor. Dy kompanitë që prodhojnë në vend, “Olim” dhe “Fiol”, mundën gjatë viteve të fundit të reduktojnë ndjeshëm vëllimin e importit të vajit vegjetal, duke plotësuar kërkesën e brendshme me vajin e prodhuar në vend. Por, aktualisht, kjo industri është e rrezikuar nga prania në treg e vajit të importit që vjen pa doganë dhe që arrin tek konsumatori me kosto më të ulët.

Prodhuesit e vajit do të kërkojnë një ulje të tarifeve doganore për lëndën e parë, vajin grexho, në mënyrë që ti japin një impuls të ri prodhimit në vend dhe të jenë më konkurrues në treg.
Sipas angazhime të OBT-së tarifa doganore e vajrave vegjetalë të rafinruar parashikohej të bëhej 0 në vitin 2002. Ky angazhim nuk është respektuar në paketat fiskale 2002 dhe 2003, ndërkohë që është bërë 0 në 2004.
 Në vendin tonë ky sektor ka marrë një zhvillim të vrullshëm, sidomos pas vitit 2000 dhe janë kryer rreth 18 milion dollarë investime prej të cilave 8 milion janë marrë kredi nga banka të nivelit të dytë apo projekte të mbështetura nga qeveria shqiptare, bëjnë të ditur burime nga Ministria e Bujqësisë. Investimet janë kryer për ngritjen e linjave të rafinerimit të vajrave vegjetalë dhe për montimin e linjave të prodhimit të vajrave nga farat vajore si luledielli. Nënshkrimi i Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë u shty, pasi heqja e mbrojtjes për vajrat vegjetalë të rafineruar do të rrezikonte shlyerjen e këtyre kredive në banka.
Prodhuesit vendas, nga ana e tyre shprehen se ky është një problem i madh. “Vajrat vegjetalë të importit vijnë me tarifë doganore zero dhe me çmim më të ulët, ndërkohë që ne në këto vende nuk mund të eksportojmë, pasi tarifat doganore janë mjaft të larta dhe ne nuk kemi leverdi të eksportojmë”, thotë Z. Bajram Dine Pronar i firmës së vajit FIOL. Tarifa doganore e vajit në Kosovë është 10%, në Maqedoni 15%, në Turqi 39% .
Me hyrjen në treg të shoqërive shqiptare të vajit ka rënë dhe importi. Nëse në vitin 2001 janë importuar rreth 19 mijë tonë vaj luledielli të rafineruar, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2002 kjo sasi është ulur në 16 mijë tonë në vitin 2003-2004 importi i vajit është 14 mijë ton në vit. Ndërsa eksportet pothuajse janë në shifra minimale dhe prodhuesit vendas nuk mendojnë të eksportojnë të paktën për këtë vit. “Kemi mjaft kërkesa në vend, dhe taksat doganore janë të larta”, thotë Bajram Dine, i firmës Fiol.



3.2 Vaji është “harruar” nga MTL-të
Sado e çuditshme që mund te tingëllojë, vaji ushqimor nuk është përfshirë në asnjë nga Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë (MTL) që qeveria shqiptare ka nënshkruar me vendet e Rajonit dhe kjo është normale, sepse të gjithë mbrojnë prodhimin e tyre vendas.
Investimin për ndërtimin e fabrikës së vajit “OLIM” e filluam në Janar të vitit 1999 dhe e përfunduam në vitin 2000 (pikërisht në momentin kur qeveria negocionte me OBT-në).
Në Nëntor të vitit 2000, në tregun shqiptar të vajrave ushqimorë u paraqit etiketa e vajit të rafinuar luledielli “Olim”, prodhuar nga shoqëria me të njëjtin emër, që së bashku me shoqërinë “DEKA” bëjnë pjesë në grupin industrial “AM Grup”, më të madhin në vend në sektorin e industrisë së lehtë dhe ushqimore.
Vaji “Olim” hyri që në fillim me sukses në treg dhe kjo ndodhi falë cilësisë së tij të mirë dhe të pandryshueshme, që garantohet nga cilësia e lëndëve të para, teknologjia bashkëkohore e prodhimit dhe nga një personel teknik mjaft i përgatitur.
3.3 Kompania Fiol

Fabrika e vajit Fiol ka rreth dy vjet, që ka nisur të punojë dhe aktualisht mbulon 25% të tregut të vajit. Në fabrikë kane  instaluar një teknologji të viteve të fundit dhe prodhojmë 35 ton në 24 orë, dhe me një cilësi mjaft të mirë. Problemi më i madh në këtë industri është konkurenca e pandershme.Prodhojnë vaj shumë më të mirë se ai që importohet me një normë aciditeti 0.4 dhe konkurrohemi me çmimin e importit, që është shumë më i lirë dhe prodhim me një cilësi mjaft të dobët. Lëndën e parë e importojnë nga jashtë, kohët e fundit kemi importuar 4,200 ton nga Amerika, vaj grexho dhe e përpunojmë në rafineri. Aktualisht tregtojnë vaj në të gjithë Shqipërinë dhe kane  ecur majft në jug të vendit, sidomos në Sarandë.
Plane të afërta për eksport nuk ka. Ende nuk mund të eksportojnë, pasi taksat doganore në Kosovë apo Maqedoni janë shumë të larta. Por, kane  mjaft plane për të ardhmen
Investimi për fabrikën është 3 milion dollarë. Kene marrë dhe kredi nga bankat por nuk janë të leverdishme, sepse normat e interesit janë mjaft të larta të larta, në një kohë që ne kemi norma e fitimi mjaft të ulta. Një rëndësi të madhe i kushtohet publicitetit, në bazë të fitimit nxjerrin dhe koston mujore të reklamave që shkon deri në 1 milion lekë në muaj.


3.4 Prespektivat per industrine e vajit te lulediellit

Industria e prodhimit të vajit në vend ka marrë një zhvillim të madh dy vitet e fundit. “Kjo ka bërë që importet të bien dhe të rritet prodhimi vendas  Jo vetëm kaq, por prodhuesit e vajit shprehen të kënaqur me ecurinë e biznesit të tyre. Aktualisht dy janë shoqëritë prodhuese shqiptare, që mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut të vajit në vend, “Olim” dhe “Fiol”, ndërsa vaji që importohet më shumë është “Floriol”.Burime të fabrikës së vajit “Olim” pohojnë se sipas studimeve të tyre të tregut, ata mbulojnë rreth 55% të nevojave të tregut shqiptar për vajrat ushqimorë.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i fabrikës së vajit “Fiol  pohojn se “po ecim shumë mirë dhe brenda 2 vitesh kemi arritur të mbulojmë 25 % të tregut të vajit në vend”. Ndërsa të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë flasim për një konsum të vajit ushqimor prej 30,000 ton në vit, nga të cilat rreth gjysma importohet (sipas të dhënave të ACIT).Në vendin tonë, sipas statistikave rezulton se në Shqipëri numri i ndërmarrjeve të prodhimit të vajit ushqimor (vegjetal dhe vajit të ullirit), nga 51 të tilla në vitin 1998, në vitet e fundit rezultojnë 117 ndërmarrje, në të cilat punojnë rreth 430 punëtorë. Në këtë numër përfshihen si ndërmarrjet që merren me përpunimin e vajit vegjetal, ashtu dhe ato të përpunimit të ullirit. Në shumicën dërmuese të tyre këto janë ndërmarrje të vogla (rreth 100 prej tyre janë me më pak se 5 punëtorë) dhe vetëm dy ndërmarrje janë me më shumë se 20 punëtorë.
Rritja e prodhimit vendas ka bërë që çmimet e vajit në tregun shqiptar të ulën vitet e fundit në masën 20-30 %. Kjo ka ardhur si pasojë e hyrjes në treg të shoqërisë Fiol. Edhe drejtuesit e OLIM pohojnë se çmimi i vajit u ul pas daljes së tyre në treg. Në vitin 2001, çmimi i një litër vaji ishte 150-180 lekë, ndërsa sot çmimet e vajit variojnë nga 117 120 lekë për litër. Në bazë të llogaritjeve të “Monitor”, duke u nisur nga konsumi vjetor i vajit, rezulton që shqiptarët të shpenzojnë 36 milion dollarë në vit vetëm për vajin. Problemet e industrisëMosprodhimi i lëndës së parë në vend si dhe mungesa e energjisë elektrike janë dy problemet, që shqetësojnë sot industrinë e vajit në vend. Aktualisht ndërmarrjet e vajit në vend importojnë vaj të papërpunuar (grexho) dhe e përpunojnë atë duke e kthyer në vaj ushqimor.
Importi i lëndës së parë ka vënë në vështirësi të mëdha industrinë e përpunimit të vajit të lulediellit, ndaj duhet konsideruar domosdoshmëria e nxitjes së investimeve në sektorin e bujqësisë për mbjelljen e lulediellit në vend.

Ndërmarrjet që merren me përpunimin e vajit vegjetal punojnë pothuajse të gjitha më lëndë të parë importi.

Para viteve 90, për këtë lloj industrie ishte pothuajse i zgjidhur problemi i sigurimit të lëndës së parë, pasi në vend kultivoheshin rreth 21 mijë ha me luledielli, me një prodhim vjetor prej rreth 17,000 ton. Statistikat aktuale të Ministrisë së Buqësisë dhe Ushqimit tregojnë se sipërfaqja, që mbillet aktualisht me luledielli është pothuajse e papërfillshme dhe me prodhimin që realizohet as që mund të bëhet fjalë për për të furnizuar me këtë produkt industrinë përpunuese. Industria e vajit në vend sipas prodhuesve “i ka të gjitha mundësitë për tu zhvilluar si industri me cikël të mbyllur, që nënkupton jo vetëm përpunimin e lulediellit dhe prodhimin e vajit, por edhe prodhimin e ushqimeve të blegtorisë dhe pse jo edhe mbarështrimin e llojeve të veçanta të kafshëve, siç mund të jetë shpendaria, etj.”
Dhe nëse do të arrihej sigurimi i lëndës së parë në vend “do të mundësonte një frytshmëri më të lartë të investimeve në industrinë e vajit dhe në këtë kontekst, një përgjegjshmëri më të madhe të saj për të ndjekur dhe nxitur fermerët që merren me prodhimin e lulediellit”.
Kohët e fundit ka një iniciativë të shoqërive të prodhimit të vajrave vegjetalë, që të lidhin kontrata me fermerët vendas për prodhimin e lëndës së parë farë luledielli. Kjo iniciativë po përkrahet dhe nga Ministria e Buqësisë dhe Ushqimit, pasi do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së të ardhurave të familjeve fermere në zona të ndryshme të vendit. Nëse fabrikat e vajit në vend do të furnizohen me farë luledielli të prodhuar në vend, sipas llogaritjeve të Ministrisë së Buqësisë e Ushqimit do të duhej të mbilleshin rreth 15-20 mijë ha me këtë kulturë, që do të thotë punësim e të ardhura për rreth 10 mijë familje si dhe ulje e konsiderueshme e vlerës së importeve ushqimore.
Zhvillime të tilla mundësojnë organizimin e partneriteteve të qëndrueshme mes kësaj industrie dhe prodhuesve të lulediellit, si në drejtim të sigurimit të lëndës së parë, ashtu dhe në drejtim të furnizimit të fermerëve me ushqime për kafshët. Duke konsideruar si tepër të domosdoshme ecjen në këtë rrugë të industrisë së vajit, ne vlerësojmë se shumë shpejt prodhimi vendas do të mund të plotësojë nevojat e brendshme dhe në një të ardhme të afërt, do të mund të jetë i pranishëm edhe në tregun rajonal.

Vaji dhe marrëveshjet e tregtisë së lirëSipas angazhime të OBT-së tarifa doganore e vajrave vegjetalë të rafineruar parashikohej të bëhej 0 në vitin 2002. Ky angazhim nuk është respektuar në paketat fiskale 2002 dhe 2003, ndërkohë që është bërë 0 në 2004.
 Në vendin tonë ky sektor ka marrë një zhvillim të vrullshëm, sidomos pas vitit 2000 dhe janë kryer rreth 18 milion dollarë investime prej të cilave 8 milion janë marrë kredi nga banka të nivelit të dytë apo projekte të mbështetura nga qeveria shqiptare, bëjnë të ditur burime nga Ministria e Bujqësisë. Investimet janë kryer për ngritjen e linjave të rafinerimit të vajrave vegjetalë dhe për montimin e linjave të prodhimit të vajrave nga farat vajore si luledielli.


















3.5 Përfundime dhe sugjerime
  • Prodhimi i brendshëm i farave të lulediellit si lëndë e parë për
rafinimin e vajit vegjetal ngre çështje të rëndësishme që lidhin
prodhimin e fermave të vogla me tregun industrial:

  • Përdorimi i një subvencioni (nga USAID) pasi kosto e
prodhimit nuk është konkuruese me importin si pasojë e
përmasave të vogla

  • Sigurimi i konsulencës teknike (nëpërmjet UMCOR) për të
këshilluar shoqatën në negociatat e saj me rafinuesit dhe
sigurimi i asistencës teknike për shoqatën dhe fermerët për
rritjen dhe vjeljen e të korrave

  • Formimi i një shoqërie tregtare që do të kontraktojë me
përpunuesit, siguron përdorimin e praktikave më të mira, dhe
siguron se secili fermer do të përmbushë detyrimet e tij
tregtare.

  • Këto parime mund të shtrihen në prodhimin e kulturave të tjera
të tregut nga një grup fermerësh për përpunim të mëtejshëm,
me një kontratë të posaçme, psh për frutat dhe perimet e
rritura për eksport.

  • Projekti pilot do të ulë importet me rreth 375,000 $. Nqs kjo arrihet
për mbi 40,000 ton, projekti mund të ndihmonte për uljen e importeve
me rreth 10m $, duke zbritur kostot ekstra të lëndëve të para të
importit (fara, plehra dhe karburante) dhe humbjen e prodhimit nga
16,000 ha, që mund të çojë në importe më të larta.

  • Industria e valit te lulediellit e cila kerkon me perpjekje te shumta sigurimin e lendes se pare ne vend duhet te shfrytezoje te gjitha kapacitetet prodhuese ne vend por me problemet e pronesise shume toka bujqesore nuk jane ne shfrytezim.


  • Ne kushtet aktuale ku kerkohet te rritet punesimi dhe performanca ekonomike ne vend toka bujqesore duhet te kete nje prioritet te vecante dhe duhet filluar me zgjidhjen e problemeve te pronesise  e me pas me te gjitha te tjerat ne vijim deri sa te krijohet nje terren i pershtatshem per bujqesine e vendit tone dhe ti hapert rruge krijimit te koperativave bujqesore.

Total Pageviews

Pages