TEME DIPLOME: Pergjegjesit Sociale dhe Etike te Biznesit

http://temediplome.blogspot.com/
HYRJE

Pergjegjesia  Sociale, eshte nje koncept i ri ne Europen Lindore dhe ne vecanti per Shqiperine. Shumë pak është folur rreth P.S ne lidhje me bizneset sepse ata e kane te veshtire te kuptojne qe perfshirja ne pergjegjesine sociale sherben si nje element ndihmes dhe motive tek fitimi, dhe vetëm vitet e fundit janë marrë hapa konkretë nga disa kompani mbi kete fushe.
Shqiperia deri ne vitet “90 ka ardhur pa asnje lloj trashegimie apo pervoje ne fushen e konceptimit e me pas ne ate te aplikimit te politikave sociale. Por mbas viteve “90 pati momentet me kulmore te sjella prej tyre nga nderrimi i sistemeve nga nje forme ne nje tjeter
te ndryshme dhe te kunderta me njera-tjetren. Keto ndryshime paten ndikimet e tyre esenciale dhe ne fushen e politikave sociale.
Vlene per tu theksuar, se ne Shqiperi promovimi dhe angazhimi  ne aktivitete te pergjegjesish Sociale eshte eksperimentuar nga komuniteti i biznesit dhe sidomos nga kompanite nderkombetare  qe operojne ne vend. Eshte verejtur mungesa e njohurive ne kete fushe, mungesa e ndergjegjesimit mbi pergjegjshmerit sociale ashtu si dhe mungesa e kuadrit ligjior per te promovuar angazhimin e komunitetit te biznesit ne ambientin social, mjedisor dhe iniciativat etike.
Rrjeti i Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatave (PShK) në Kosovë është themeluar më 21 Prill 2011 nga liderët e bizneseve të dalluara Kosovare dhe ndërkombëtare të cilët ishin të përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për PShK-në dhe të përfshijnë praktikat më të mira të PShK-së në kompanitë e tyre. Rrjeti i cili momentalisht funksionon në kuadër të Odës ekonomike Amerikane në Kosovë synon të zgjerohet dhe të bëhet një rrjet stimulues për të tërhequr biznese të reja në promovimin e PShK-së përreth Kosovës.
Objektivi i hartimit te kesaj teme eshte te paraqes nje pasqyre mbi nivelin e pergjegjshmerise sociale te biznesit Shqiptar mbi rolin e paleve te interesuara, rolin e qeverisjes vendore, asaj qendrore, te organizmave nderkombetare ne promovimin e pergjegjshmerise sociale te organizatave te biznesit ne Shqiperi , si dhe te paraqes angazhimin e vete biznesit , ne praktikat e pergjegjshmerise sociale.


KAPITULLI – 1 :      PERGJEGJSIA SOCIALE E BIZNESIT

“Pergjegjesi sociale ne biznese do të thotë të marrësh përgjegjësi personale për veprimet dhe impaktin që biznesi ka në shoqëri, do të thotë të ndihmosh në zgjidhje të nevojave të njerëzve”,është një kontribut në zhvillimin e burimeve natyrore e kapitalit human, si shtesë e të fokusuarit jo vetëm tek fitimi”, nje teori etike ose ideologjike qe tregon se si nje njesi (qeveri, koorporat, biznes ose individ) ka pergjegjesi ndaj shoqerise, e cila karakterizohet nga te qenurit vullnetar, jo me imponim, ne ndryshim nga pergjegjesite ligjore, dhe lidhet me  perfshirjen e secilit ne ndihmen qe mund te jape ne komunitet, jo vetem nga ana materiale por edhe me mbeshtetjen morale qe mund te ofrojme persa i perket sigurimit te mjedisit te qendrueshem, barazise, mbeshtetjes se njerezve dhe mbrojtjen mjedisore.
Përgjegjësia sociale ne biznes është kontribut aktiv dhe vullnetar i bizneseve, me qëllim përmirësimin e kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore dhe po ashtu përmirësimin e pozitës së tyre konkurruese.
Kompania, e cila ka përgjegjësi sociale, ndërton besueshmërinë e saj, pasuron imazhin e kompanisë, e bën brendin/markën e saj më të fuqishme, kontribuon në përfitimin e ndjeshëm afatgjatë, duke kontribuar edhe në:
• Performancë të përmirësuar financiare.
• Ngre moralin, angazhimin dhe performancën e të punësuarve në kompaninë tuaj
• Zhvillon shkathtësitë e të punësuarve.
• E bën imazhin e kompanisë më të fuqishëm.
• Tërheq investitorë të rinj.
• Ngre besueshmërinë dhe preferencën e klientit.
Rregullat qeveritare dhe ndergjegjesimi i publikut jane dy faktore thelbesor qe kane shkaktuar rritje te pergjegjesise sociale. Por pervec faktoreve te jashtem ekzistojne dhe ndikime prej faktoreve te brendeshem nder te cilet dy jane me kryesoret : – sjellja etike, – menyra e qendrmit te menaxhimit te organizates.



1.1. C’eshte Pergjegjesia Sociale e Biznesit
Përgjegjësia sociale është: obligimi i një organizate për të maksimizuar impaktin e saj pozitiv dhe për të minimizuar impaktin e saj negativ në shoqëri. Me fjalë të tjera, është “koncepti që bizneset në mënyrë aktive duhet të merren me mirëqenien e shoqërisë në tërësi”.
Përgjegjësia sociale mund të ndahet në dy pjesë: - përgjegjësia humane dhe – përgjegjësia mjedisore.
– Përgjegjësia njerëzore
i referohet përgjegjësisë së organizatës ndaj pjesëve të ndryshme që lidhen me të, që në gjuhën e biznesit njihen si “aktorët”. Këto pjesë përfshijnë të punësuarit, aksionerët, qeverinë, konsumatorët, investitorët, furnitorët, konkurrentët dhe shoqërinë në tërësi.
- Përgjegjësia mjedisore i referohet përgjegjësisë së organizatës në mbrojtjen e mjedisit. Koncepti i përgjegjësisë sociale në kohët e sotme po fiton popullaritet. Kompanitë po bëhen të përgjegjshme të përgjegjësive të tyre ndaj aktorëve të ndryshëm që lidhen me to. Gjithnjë e më tepër,  kompanitë po përpiqen të punojnë në një mënyrë si për të mbrojtur interesat e punonjësve, konsumatorëve, furnitorëve dhe palëve të tjera po ashtu dhe të shoqërisë në tërësi. Koncepti i firmës së biznesit që punon vetëm për motivin e përfitimit të të ardhurave, gradualisht po del jashtë mode.    Modele te P.S.B ne vende te ndryshme:
  • Hollande“Kompani që punojnë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtën për Punë, ILO”.
  • Filipine “Biznesi kontribuon në shoqëri”.

  • Argjentinë“Përgjegjesia e koorporatave në përgjigje të sfidave sociale”. Tradicionalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgjegjësia sociale e biznesit është parë më tepër në termat e modelit filantropik. Kompanitë fitimprurëse, dhurojnë një pjesë të fitimit të tyre për çështje bamirësie, duke u lehtësuar nga skemat e pagesave të taksave.

  • Modeli Europian është i fokusuarmë shumë në nxitjen e biznesit që të fuksionojë në shoqëri në mënyrë të përgjegjshme, shoqëruar kjo me investime në komunitet, të cilat nxisin fuqizimin e biznesit. Duhet pasur në vëmendje se çdo vend ka prioritetet e tij si dhe vlerat të cilat përcaktojnë se si komuniteti i biznesit duhet të reagojë.Një fakt është i sigurt – presioni mbi biznesin që ai të nxitet të ketë një rol e kontribut në çështjet sociale, ka ardhur duke u rritur. Në 10 vitet e fundit ka një rritje të interesit të biznesit që të jetë më i pranishëm në jetën sociale të komuniteteve ku punon, të bashkëpunojë fuqishëm me OJF-tëpër të ndihmuar në plotësimin e nevojave për të cilat qeveritë e pushtetet lokale nuk mund të jenë prezentë. Në Shqipëri, PSB është një koncept i ri. Shumë pak është folur rreth tij dhe vetëm vitet e fundit janë marrë hapa konkretë nga disa Kompani, prej të cilave mund të përmendet shembulli i Vodafone në mbështetjen që po i jep shoqërisë apo Infosoft në inisiativat për te punësuarin individë me aftësitë kufizuara. Përgjegjësia sociale e biznesit është një faktor që ndikon në sukses afatgjatë të biznesit dhe duhet parë.
1.2. Objektivi i Pergjegjesive Sociale ne Biznes
Grupet per te cilat organizata e biznesit duhet te kene pergjegjesi jane si me poshte:
Secila prej firmave te biznesit, veprojne ne nje mjedise dhe ne nje komunitet te caktuar, mbi te cilen ata kane pergjegjesi te barabarta, ndaj shoqerise, per permiresimin e saj.
Duke u ndervepruar shoqeria me firmat, nepermjet menyrave te ndryshme, ata ofrojne ndihme, mbeshtetje dhe mbrojtje. Nga kjo lidhje, organizatat e biznesit, ofrojne ndaj komunitetit nje teresi sherbimesh dhe produktesh, per vete faktin se ata perdorin lende te pare dhe fuqi punetore prej komunitetit dhe ne kete menyre, ata duhet te tregojne interes per ambientin ku ata operojne dhe veprojne. Secila prej organizatave duhet te bashkeveproj me komunitetin dhe pro mjedisit sepse ne kete menyre cdo firme e rrite performancen, veprimtarine e saj, marken. Per kete shkak, cdo firme duhet te tregoj nje interes, per te parandaluar cdo veprim qe mund te sjell, ndotje ne” mjedise”.
Ne krijimin e ligjeve per mbrojtjen e mjedisit, cdo firme duhet te marre ne konsiderate sepse dalja e ketyre ligjeve u sherbejne organizatave te biznesit per ta mbrojtur mjedisin dhe pa cenuar fitimin e firmes.
                   
2. Punonjesit
Ne cdo organizate, firma duhet te respektoje dhe ti permbahet legjislacionit per maredheniet midis punonjesve dhe punedhenesve per punesim te barabart, per pension dhe per cdo detyrim tjeter qe lind ne vendin e punes. Problemi qe haset me shpesh ne firma te ndryshme eshte qendrimi ndaj punonjesve.                                                   
Cdo punonjes ne nje organizat ka detyrim dhe eshte pergjegjes ndaj menaxhereve dhe punonjesve te tjere. Por gjithashtu ata kane dhe te drejta te cilat per organizaten perbejne nje detyrim, dhe per kete arsye me qellim qe te krijojne nje imazh te mire ndaj opinionit publik, menaxheret dhe pronaret e nje firme perqendrohen tek nevojat e punonjesve.                     
Dhe pse si koncept eshte shume i drejte,  jo te gjithe e respektojne dhe e zbatojne.





3. Konsumatoret
Qellimi i cdo organizate, nuk eshte vetem fitimi por dhe mbrojtja e  konsumatorit, theksimi i nevojave te  konsumatoreve dhe kushtimi i rendesise tek sherbimi ndaj tyre,  kjo ne nje menyre te  drejte dhe saktesisht.          
I klasifikojme ne dy grupe perqendrimi te vemendjes prej organizatoreve ne  lidhje  me prodhimin e produkteve duke i lidhur me:
( 1 ) SHENDETIN & SIGURINE.
( 2 )  CILESIN E PRODUKTIT .
E gjitha kjo sepse jane prodhuar produkte jocilesore dhe  jo ne standartet  e duhura, e lidhur kjo per firma  te fushave te  ndryshme. Cdo prodhim i produkteve si rezultat i lendeve te para jocilesore, te punonjesve jo te kualifikuar  do te sjellin shume pasoja negative  per cdo firme duke  ulur  performancen dhe emrin e saj, si dhe ne ulje ekonomike.
Dhe ne lidhje me cilesine e prodhimit, cdo firme eshte e lidhur ngushte me  konsumatorin sepse ai ndervepron drejtperdrejte me veprimtarine dhe vazhdimesine e firmes, duke krijuar nje opinion, besueshmeri, siguri, per cilesine qe ajo ofron, per nje mjedis dhe per nje jete te  shendetshme.
Ne lidhje me qeverine, cdo  firme duke  qene ne  perputhje me legjistacionin, duke qene ne  perputhje me zbatimin e ligjeve, respektimin e rregullave, percjell nje mesazh te  drejt per te gjithe komunitetin. Ne  kete menyre qeveria jo vetem qe  favorizon konsumatorin dhe shoqerine, por  do ti kushtoj  dhe nje vemendje ndaj cdo organizate te tille.

1.3. Performanca Sociale ne Organizatat e biznesit
Jane dy  komponente, nepermjet te  cileve vleresohen firmat ne lidhje me performancat sociale te tyre, ato jane :   
( 1) Kontributi ne zhvillimin ekonomik te vendeve.                      
( 2 )  Mundesia e punesimit.
Te dy keto komponente jane te lidhur me komunitetin ku cdo firme eshte pjesemarese. Por nuk jane te vetmit,gjithashtu perfshihen, qendrimi ndaj konsumatoreve, mundesia per te ofruar pune te barabarte, praktikat e punesimit dhe jo me pak e rendesishmja, mbrojtja e mjedisit.           
Por,  jo rralle ndodhe qe te hasim firma me pranim vullnetar, pozitive.

Kemi P.S pozitive dhe negative :
a) Negative kur kompania me sjelljen e saj, vendos themelet mbi nje agrasivitet per fitime sa me te medha, e te shpejta pa menduar pasojat. Pavaresisht nga marredhenia me konsumatorin, arrihet ne perfundim se ekziston nje lidhje e ftohte biznesi ndermjet dy paleve.
b) Pozitive kur nje kompani vendoset ne nje shoqeri jo si nje parazit, por si nje pjese perberese e saj, duke krijuar nje marredhenie besimi te ndersjellte. Kjo firme do te qendroje per nje kohe te gjate aty dhe nuk do te identifikohet vetem si nje biznes por si nje pike referimi dhe besimi ne fushen ku ajo operon. Qellimi i tyre eshte qe te perfshihen, ne rangun e kompanive qe kane nje horizonte me te hapur dhe qe duan te vendosin rrenje te thella e te forta per te nesermen.
Mund ti klasifikojme :  
a) Firma qe i zbatojne brenda perbrenda limitit pergjegjesite sociale ndaj shoqerise, per te plotesuar detyrimet qe rrjedhin nga legjislacioni dhe normat qe ka vendosur shoqeria, por qe nuk deshirojne ta kalojne kete limit. Ky grup e konsiderone P.S si detyrim qe duhet zbatuar.
b) Firma qe krahas plotesimit te detyrimeve ligjore,jane te gatshem te plotesojne dhe te kontribuojne pozitivisht ndaj kesaj fushe, por thelbi i tyre qendrone ne reklamimin e kompanise se tyre, per te gjeneruar te ardhura.Kjo behet e mundur nepermjet reklamave, publiciteteve dhe sponsorizimeve te ndryshme qe kryen cdo firme vetem e vetem qe te gjeneroj te ardhura.
c) Dhe grupi i trete perfshine ato firma te cilat ndryshe nga dy te parat, pervec korrektesise ne aspektin ligjor, ka per qellim mbeshtetjen, perkrahjen e qendrimeve te opinionit publik, ofron ndihme per cdo grup. Kontributi i saj ndaj shoqerise nepermjete pergjegjesise sociale perqendrohet ne: mireqenien dhe zhvillimin e jetes shoqerore, mundesi te barabarta per punesim, informin etj.
Te gjitha keto pika se bashku mundesojne nje ndihmese shume te rendesishme dhe vendimet qe cdo manaxher i duhet te ndermare per cdo hap qe duhet te hedh ne te ardhme. Kjo do te thote te jene te vetedijshem per nevojat e shtresave te ndryshme sociale ne ambientin ku jetojne ne menyre qe ata te jene te afte t’u pergjigjen atyre ne menyren e duhur me ane te produkteve qe ata ofrojne, qe asnje nga shtresat e shoqerise te mos ndihet e diskriminuar. 
Nga kjo rrjedh qe cdo firme duhet te kryej edhe sherbime te tjera qe nuk jane tipike te fushes se saj por qe ndihmojne ne integrimin social, dhe pa harruar zhvillimin e bizneseve (si psh. sponsorizimet e aktiviteteve te ndryshme, dhurime, etj)



1.4. Disa perceptime shkurt  per Pergjegjesine Sociale te Biznesit
Komuniteti dhe bizneset jane te nderthurura me njeri tjetrin ato operojne se bashku, ku bizneset kane nevoje per nje komuntitet të suksesshëm, jo vetëm për të krijuar nje kërkesë të qëndrueshme, për produktet e saj, por edhe për të siguruar një mjedis përkrahës dhe mbështetës për vetë biznesin. Kurse një komunitet nga ana tjetër, ka nevojë për biznese të suksesshme për të siguruar vende, pune dhe mundësi për krijim. Bizneset kontribuojnë në shoqëri, duke realizuar fitime, i cili mbështet punësimin, pagat, blerjet, investimet, dhe taksat. Por vitet e fundit, si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri bizneset janë konsideruar si shkaktarët kryesore të problemeve ekonomike, sociale e mjedisore. Ato janë perceptuar gjerësisht se po arrijnë sukses dhe prosperitet në kurriz të komunitetit të gjerë. Pjesa më e madhe e problemit qëndron tek vetë bizneset, të cilët vazhdojnë ta shohin ngushtë krijimin e vlerës, duke optimizuar performancën financiare afat-shkurtër, duke lënë pas dore nevojat më të rëndësishme të konsumatorëve dhe te shoqerise.
 Përgjegjësia Sociale e Biznesit sot nënkupton marrjen parasysh nga operatorët ekonomikë të pasojave të plota të vendimeve menaxheriale dhe veprimeve të tyre kundrejt mjedisit, kundrejt luftës kundër varfërisë dhe korrupsionit, kundrejt punonjësve dhe të drejtave të tyre në pune, punës së të miturve, kundrejt të gjitha palëve të interesuara, të cilat pashmangshmërisht janë pjesë dhe ndikohen nga kjo vendimmarrje. Kjo përgjegjësi sociale nuk mund të konsiderohet thjesht si një zgjatim i politikave të marketingut të kompanisë apo i marrëdhënieve të saj me publikun. Zhvillimi i një standardi të ri të propozuar nga vetë biznesi, siç është ISO 26000, është një ndryshim madhor në mentalitet dhe veprim konkret drejt përgjegjësisë korporative sociale në sektorët publikë dhe privatë. Edhe sipas normave të reja të BE-së, vlerësimi i performancës së kompanive bëhet nëpërmjet indikatorëve të rinj ku janë përfshirë edhe përgjegjësitë sociale në biznes, pra vlerësimi i performancës nuk bëhet vetëm për produktivitetin e tij, por ajo shihet e lidhur ngushtë me ndikimin e saj në mjedis si dhe ndikimin social përsa u takon kushteve të punës e shëndetit të punonjësve. Ashtu si edhe Michael Portman argumenton, operatorët ekonomikë duhet të ndryshojnë perceptimin e tyre dhe të mos e konsiderojnë “suksesin ekonomik dhe përmbushjen e përgjegjësive sociale si një lojë me shumë zero”, pra një lojë që ka vetëm një humbës dhe vetëm një fitues.  Marrëdhënia e biznesit me shoqërinë, thekson Portman, nuk është një marrëdhënie “e tensionuar”, por ajo duhet trajtuar si një marrëdhënie me varësi të ndërsjellë. Sot praktika tregon shembuj kuptimplotë të përfshirjes së parimeve të “përgjegjësisë sociale të biznesit” në mënyrë të natyrshme dhe plotësisht të integruar me vizionin dhe misionin afatgjatë të organizatës. Për më tepër, për shumë nga korporatat që veprojnë në një mjedis gjithnjë e më shumë konkurrues dhe global,  skarciteti i burimeve të të gjitha llojeve dhe vështirësia në rritje për të pasur akses në lëndët e para po konsiderohet si një mundësi e artë (nëpërmjet politikave mjedisore dhe përdorimit të teknologjisë ricikluese) për të rritur qëndrueshmërinë afatgjatë të biznesit, ulur kostot e burimeve, mbrojtur mjedisin si dhe, në të njëjtën kohë, aftësinë e tyre për të qenë konkurruese.

Nisur nga nje ankete e thjeshte e hartuar per rreth 20 biznese ne lidhje me rendesine e Pergjegjesise Sociale ne biznes perfundimet vijojne si me poshte:
Nga intervistimi shihet se në bizneset shqiptare ka mënyra të ndryshme perceptimi të rëndësisë së veprimtarive kryesore te kompanive si: përmbushja e detyrimeve ligjore, trajtim i punonjësve në bazë të performancës së tyre, krijimi i një lidhje partneriteti me furnitorët, përfshirja e punëtorëve në vendim-marrje, përmbushja e detyrimeve ligjore, ku me thelbësore konsiderohet krijimi i një lidhje partneriteti me furnitorët dhe përmbushja e detyrimeve ligjore, dhe si më pak të rëndësishme përfshirja e punëtorëve në vendim-marrje dhe trajtimi i punonjësve në bazë të
performancës së tyre. Por c’ndodh?  pergjigjet merren nga  nje ankete e realizuar ne Shqiperi e Kosove. Nga 100% e të intervistuarve, vetëm 28% e njihnin mirë si koncept dhe gjithashtu e konsideronin si një nga qëllimet e bizneseve të tyre, ndërsa 8% nuk e dinë fare se cfarë nënkupton ky koncept, anen tjeter ne Kosove 10% e njohin si koncept dhe e kane nje nga qellimet kryesore te biznesit, ndersa 10%  nuk kane njohuri se cfare nenkupton ky koncept.






a)Koncepti i përgjegjshmërisë sociale?




b) Kuptimi i një biznesi me përgjegjësi sociale?


c) Interesi për përgjegjshmërine sociale?



d) Arsyet e përfshirjes në veprimtari të përgjegjësisë social?

Ndërsa në Shqipëri arsyeja kryesore e përfshirjes në veprimtari të sipërmarrjes sociale duket të jetë fakti që kompania gjykon se është gjëja e duhur për të  bërë (30%), e ndjekur nga përmirësimi i imazhit dhe reputacionit të firmës (20%), kurse ne Kosove perfshierja ne veprimtari te sipermarrjes sociale duhet te jete fakti qe kompania gjykon se eshte gjeja e duhur per te bere ( 25%), e ndjekur nga permiersimi i imazhit dhe repurtacionit te firmes (20%).
Me fjalë të tjera, një sipërmarrje shoqërore është një biznes që bën paratë e saj në një mënyrë të përgjegjshme. Këto sipërmarrje nuk është e thënë domosdoshmërisht që ti riinvestojne të gjitha fitimet në komunitet. Ato mund të mbajnë një fitim për veten e tyre, por thelbi është, që nga ky lloj biznesi të përfitojnë edhe anëtarët e tjerët të komunitetit. Ata konkurrojnë së bashku me bizneset e tjera në të njëjtin treg,  por përdorin parimet e biznesit për të arritur qëllimet sociale.    Sipërmarrjet sociale dëshmojnë se të paturit e një ndërgjegje sociale dhe mjedisore mund të cojë hap pas hapi në arritjen e suksesit financiar.





e) Veprimtari të biznesit sipas rëndësisë  Shqiperi
Veprimtaritë
Thelbësore
E rëndësishme
Pak e rëndësishme
Përmbushja e detyrimeve ligjore
58%
34%
8%
Trajtim i punonjësve në bazë të performancës së tyre
30%
70%
0%
Krijimi i një lidhje partneriteti me furnitorët
62%
34%
4%
Përfshirja e punëtorëve në vendim-marrje
14%
40%
46%












Veprimtaritë
Thelbësore
E rëndësishme
Pak e rëndësishme
Përmbushja e detyrimeve ligjore
45%
35%
20%
Trajtim i punonjësve në bazë të performancës së tyre
35%
55%
10%
Krijimi i një lidhje partneriteti me furnitorët
25%
70%
5%
Përfshirja e punëtorëve në vendim-marrje
10%
30%
60%
e) Veprimtari të biznesit sipas rëndësisë  *Kosove










Në bizneset shqiptare, veprimtarite sipas rendesise thelbesore, e rendesishme dhe me pak e rendesishme, permbushja e detyrimeve ligjore eshte thelbesore si ne rastin e Shqiperise dhe Kosoves, trajtimi i punonjesve ne baze te performances se tyre eshte e rendesishmene te dyja vendet. Krijimi i nje lidhje partneriteti me furnitoret eshte thelbesore ne Shqiperi , kurse ne Kosove eshte e rendesishme i nje lidhje partneriteti me furnitoret. Perfshirja e punetoreve ne vendim marrje ne te dyja vendet eshte pak e rendesishme.
c) Arsyet  përse  nuk ka pasur mbështetje të sektorit  nga  biznesi?

d) Arsyet  e refuzimit të një kompanie?


e) Aspekti me i rendesishem i pergjegjsise sociale

Sipas të dhënave të marra nga të intervistuarit, sipërmarrja sociale midis aspektve të tjera, kryesisht siguron zhvillim shoqëror (16% Shqiperi dhe 20% Kosove), mjedisor (8% Shqiperi dhe 10% Kosove), dhe ekonomik (76% Shqiperi dhe 70 % Kosove), e cila është me e rëndësishme për nje biznes, sic shpjegohet në grafikun e).



Koncepti i Etikes ne Biznes
 Etika e biznesit është përgjithësisht një disiplinë normative, kur standardet morale fillimisht përkrahen, bëhen vlerësime specifike  dhe më pas zbatohen. Etika e Biznesit, perfshin vlerat morale dhe standartet sjellore qe njerezit e biznesit perballojne ndersa marrin vendime dhe zgjidhin probleme, duke theksuar se interesi i shoqerise ne etikat eshte gjate gjithe kohes i larte.
Etika e biznesit nuk eshte moral mbi ate qe duhet bere apo jo ne nje situate te caktuar, eshte nje element i paprekshem dhe jo i dukshem.  Etika e biznesit lidhet me pergjegjesite sociale si dhe me vetedijen e menaxhereve te biznesit per pasojat sociale, politike, humane, financiare dhe mjedisore te veprimeve te tyre.                                       
Etika ne biznes luan nje rol te rendesishem.               
 Cdo organizate me pergjegjesi sociale duhet te tregoj interes per ate qe konsiderohet e mire per konsumatorin, shoqerine, klientet, furnitoret si dhe publikun e gjere.Nepermjet sjelljes etike, menaxheret ose drejtuesit e organizates i bejne balle nje teresi situatash komplekse dhe infuencash te jashtme. Sjellja etike ndihmon organizaten te ruaje reputacionin dhe te fitoj dy grupet kryesore :
Klientet & Punonjesi , te cilet sjellin rritje te jetegjatesise se saj.
Organizatat e biznesit e menaxhojne etiken ne mjedisin e punes nepermjet hartimit dhe venies ne funksionim te programeve te menaxhimit etik.
Ne nje biznes qellimi kryesore eshte te permbushet teresia e synimeve dhe e objektivave per te cilen ai eshte krijuar. Kjo duhet te kryhet ne menyre te ndershme dhe pa cenuar te tjeret.
Menaxheret dhe drejtuesit e organizates, gjate nje procesi vendimmarrje, luajne rol kryesore. Kjo per arsye se vendimmarrja menaxheriale eshte nje nga problemet qe ka me shume interes kohet e fundit. Vendimet e biznesit kane nje sjellje te dyshimte, pasi suksesi i tij ne shumicen e rasteve matet me fitimin e realizuar dhe jo me efektin tek njerezit. Per kete shkak, te paret qe shfaqin shpesh sjellje joetike, jane vete menaxheret, si pergjegjesit kryesore ne nje organizate, te ndikuar nga situata qe ata perballen si dhe faktoret qe i rrethojne. Brenda nje organizate sjellja e nje individi reflekton tek grupi dhe direkt tek klienti. Ne qofte se dikush ne organizate sillet ne menyre joetike atehere krijohet nje imazh negativ per organizaten dhe e kunderta. Vlen te theksohen  `Kodet Etike`  te kompanise ne kete rast te cilat krijohen prej organizates, kane nje rol shume te rendesishem sepse lidhin dhe harmonizojne se bashku etiken personale dhe ate te organizates.


2.2    Parimet e Etikes
Ekzistojne pak guida qe tregojne se kur nje situate mund te kete implikim etik. Njohja e kontekstit moral te nje situate mund ti paraprije cdo perpjekje per ta zgjidhur ate . Parimet etike ne shikimin e pare shfaqen te rendomta dhe te thjeshta, por ato duhet te kene nje paraqitje sa me praktike.                                                          
Parimet etike jane  te organizuara ne tre kategori:
1.-Personale          
2.-Profesionale
3.-Globale
 -1- Parimet e Etikes Personale
Etika personale mund te titullohet gjithashtu moralshmeri, te qenit i moralshem.                                     
Parimet e etikes personale perfshijne :
-1-  Kujdesin per mireqenien e te tjereve.                                                                                                                           -2-  Respektin per automine e te tjereve.                                                                                                                         -3-  Ndeshmerin.                                                                                                                                                           -4-  Vullneti per te permushur ligjet.                                                                                                                              -5-  Drejtesia baze: te qenurit i drejte.                                                                                                                     -6-  Refuzimi per te mare avantazhe te padrejta.                                                                                                         -7-  Te besh mire, te veprosh sakt.                                                                                                                                   -8-  Shmangia e Riskut.



-2- Parimet e Etikes Profesionale
Veprimi individual te con ne nje pergjegjesi suplementare te etikes. Si pershembull mund te marrim shoqerite profesionale te cilat kane kodin e etikes, i cili perfshin sjelljen e deshiruar brenda kontekstit te praktikes profesionale, per mjekesi, drejtesi, ekonomi apo inxhinjeri.
Kodet e shkruara percaktojne ligjet e sjelljes dhe standartete sjelljes te bazuara ne parimet e etikes profesionale e cila perfshijne :
(1) Paanesi
(2) Te qenit i hapur
(3) Mirebesim
(4) Kufijte e kujdesit
(5) Besueshmeria e pergjegjesive profesionale
(6)Shmangja potenciale ose e konflikteve te interesave
Madje kur nuk ekziston shkrimi i kodeve, parimet e etikes profesionale ne pergjithesi jane te pritur mire ne bisnes nga personat, te punesuarit, vullnetaret, etj

-3- Parimet e Etikes Globale
Etika globale eshte me e diskutueshmja nga te tre kategorite dhe me pak e kuptueshmja prej tyre. Interpretimi i gjere se si ose kur duhet te aplikohen keto parime, disa here mund te gjenerojne pergjigje emocionale dhe debat te nxehte.
Parimet e Etikes Globale perfshijne :
a)Drejtesine globale                                                                                                                                       b)Pergjegjesine sociale                                                                                                            c)Mirembajtjen e mjedisit                                                                                                          d)Ndervartesi dhe pergjegjesi per boten                                                                                             e)Nderim per vendin
Qeverisja, eshte nje mase tjeter pergjegjesie e shtuar  ne influencimin global te organizates. Nje nga detyrat e cdo menaxheri, drejtuesi apo lidershipi eshte qe te influencoj ne shoqeri ne menyre pozitive. Parimet veprojne ne nje teresi situatash, por kontributi i tyre duhet te shfaqet ne interes te shoqerise, duke theksuar ketu se parimet e etikes personale jane pikat e kontrollit te pare ne cdo situate.
2.4  Aspektet kryesore te Etikes se Biznesit
Etika në përgjithësi identifikohet me “parimet që drejtojnë sjelljet e një individi ose të grupi të caktuar individësh”. Studion një grup të caktuar të gjykimeve normative – dhe pikërisht ato gjykime që vlerësojnë nëse një veprim apo sjellje është moralisht i/e mirë, apo i/e keqe, i/e drejtë apo i/e gabuar. Edhe pse ne terma te perditshem, si terme ka kuptime te ndryshme si p.sh.’’etika personale’’ perdoret si terme per t`u referuar rregullave nepermjet te cilave nje individ rregullon jeten e tij, ndersa ‘’etika profesionale’’perdoret per t`u referuar kodit qe udheheq nje profesion te caktuar. Çështja e etikës së biznesit, edhe pse duket e thjeshtë në pamje të parë, shpesh herë ngarkohet me një ndjenjë të fortë emocioni, duke u shoqëruar në të njëjtën kohë me një seri mitesh e keqkuptimesh. Me vleresimet dhe vendimet perkatese morale merret Disiplina e Etikes, ndonese si fushe eshte studiuar me shume prej filozofeve, akademikeve dhe kritikeve sociale.  
Theksi  mbi konceptin e etikes qendron mbi ate qe bën vlerësime specifike për atë çka është e drejtë apo e gabuar, duke pretenduar më tej edhe për atë çka duhet bërë dhe atë çka nuk duhet bërë, ne lidhje me prodhimin, sherbimin dhe maredheniet me aksioneret. Ndaj dhe etikes se biznesit duhet ti kushtohet vemendje gjate periudhave qe kane te bejne me ndryshime themelore.
Liderët dhe menaxherët kërkojnë të kenë  më tepër informacion praktik për menaxhimin etik, pasi ky lloj menaxhimi sjell përfitime morale dhe përfitime praktike në vendin e punës, të cilat bëhen gjithnjë e më shumë të kuptueshme sot, kur merr një rëndësi të veçantë kuptimi dhe menaxhimi i shumëllojshmërisë së vlerave.
Dy nga fushat kryesore që trajtohen gjerësisht nga etika e sotme e biznesit jane:

Keqdrejtimi apo çorientimi menaxherial
Kjo fushë e etikës trajton në thellësi praktikat ilegale, joetike apo të dyshimta të menaxherëve individualë, apo të organizatës së  biznesit, shkaqet që kanë çuar në këto sjellje, si edhe mjetet që përdoren për t’i korigjuar.
Megjithatë, jo rrallë ndodh që etika e biznesit të trajtojë dilema, të cilat nuk kanë asnjë indikacion të qartë që tregon se një veprim a sjellje është e drejtë apo e gabuar.
Konfuzionet morale 
Një nga fushat tjera që e trajton gjerësisht etika e biznesit është “menaxhimi në kushtet e konfuzioneve morale”, te cilat përfshijnë një mori problemesh etike me të cilat menaxherët merren pothuajse për ditë.  Si të tilla mund të përmenden:  konflikti potencial i interesave,  përdorimi i gabuar  resurseve, keqmenaxhimi i kontratave e marrëveshjeve, etj. 
Gjate  kryerjes se aktivitetit, menaxheret duhet te marin ne konsiderate  menyren e dhenies se informacionit, te nxjerrjes se prodhimit, kujdesi ne raportim etj. 
Organizatat e biznesit trajtojne nje sere shqetesimesh te karakterit etik si: trajtimi i punonjesve, menyra e mbrojtjes se mjedisit, trajtimi i të punësuarëve; përcaktimi i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve;  përgjegjësitë sociale, etj. Etika pervecse mbart terma pozitive, ne vetevete ajo trajton ceshtje qe lidhen me rryshfetin, vjedhjen, etj.
Gjithashtu merr ne konsiderat marredheniet me punonjesit, klientet, vartesit, furnitoret e te gjithe aktoreve  pjesemarres ne nje aktivitet te organizates.
Vendimet etike në biznes kryesisht varen nga dy faktorë kryesorë:   
a) së pari nga standardet dhe vlerat morale të individit  
b) së dyti nga influenca e menaxherëve dhe bashkëpunëtorëve

2.4  Faktoret qe ndikojne ne nje Sjellje Etike
Ne nje organizate, shpesh here drejtuesit si dhe menaxheret e saj perballen me nje sere problemesh te natyrave te ndryshme te cilat shkaktohen nga nje sfere e gjere faktoresh te nje mjedisi te ndryshem. Nje sfide e rendesishme e menaxhimit, eshte operimi  i organizates ne nje menyre te tille, ku cdo punonjes te zhvilloje ne veprimtarine e tij brenda kufinjve te etikes menaxheriale.
Faktoret e organizates qe influencojne sielljen etike :
  • Faktore te jashtem : faktore te cilet eksiztojne ne mjedisin e organizates, jashte kontrrollit te saj
  • Faktore te brendeshem : Qe ndodhen ne mjedisin brenda saj.
  • Faktore te jashtem:
-1- Mjedisi konkurues
Ky faktor nxit sjellen joetike ne  mjedisin ku organizata operon, atje ku konkurenca eshte e forte. Ekzistenca e nje konkurence te niveli te larte i shtyn organizatat te sillen ne menyre joetike duke kryer veprime te ndryshme si lidhjen e marreveshjeve te peligjshme etj. Sjelljet joetike shfaqen si ne organizatat fitimprurese dhe jo fitimprurese.

-2-Burimet ne dispozicion
Ekzistenca e nje numri te kufizuar te burimeve sjell  lindjen e sjelljeve joetike . Cdo organizate ka si objektiv te rrise te ardhura , performancen si dhe imazhin e saj, por pamjaftueshmeria e ketyre burimeve te nevojshme per te zhvilluar aktivitetin e saj con ne kryerjen e sjelljeve joetike. Por nuk duhet te harrojme dhe faktin se edhe  pse mund te ekzistojne burime te mjaftueshme perseri mund te kemi sjellje joetike.
3-Varesia ekstreme
Per shkak te llojit te veprimtarise qe ushtron nje organizate , ndodh qe ajo te jete e lidhur me nje sere organizatash te tjera. Dhe kjo mund te  sjelle shfaqjen e keqkuptimeve te ndryshme, te rryshfeteve, korrupsionit etj.


  • FAKTORE TE BRENDSHEM :
  -1- Presioni
Ky faktor nxit punen ne nje biznes, duke mos i kushtuar rendesi te madhe prodhimit me cilesi te larte dhe te premtuar  ndaj klienteles, ne kohe dhe procesit te prodhimit. Kjo sjell prodhim jocilesor dhe jo te deshirueshem.
-2- Pakenaqesia
Pakenaqesia eshte shfaqur prej punonjesve ne nje vend pune mund te coje ne sjellje joetike
-3- Delegimi  i autoritetit dhe nxitja e novacionit
Menyra e delegimit te autoritetit, zhvillimi i teknonogjise bashkekohore, con edhe ky ne nje sjellje jo te  pelqyeshme, joetike. Rendesi ne indetifikimin e faktoreve duhet te kete per te dy grupet. Interesi me i madh duhet te tregohet prej menaxhereve te cilet jane edhe drejtuesit e nje organizate. Presioni bie mbi menaxheret e niveleve te mesme dhe te ulet. Ekzistojne nje sere mekanizmash te cilat krijojne nje klime etike brenda organizates, si pershkurtimi i manaxhereve te nivelit te larte, trajnimi per etiken kodet e etikes, komitetet etike etj etj.

2.5   ETIKA MANAXHERIALE
Etika manaxheriale eshte teresia e standarteve te sjelljes apo e gjykimeve morale qe menaxheri duhet te perdore gjate drejtimit te bisnesit.    
Keto standarte lindin nga normat dhe vlerat e pergjithshme te shoqerise, eksperiencat etj .
Etika manaxheriale mund te ndryshoj shume ne individe te ndryshem. Shkencerishte vertetohet se manaxheri normalisht karakterizohet nga tre fusha te gjykimit moral apo etik:
 1- menaxhimi imoral ;
  2-menaxhimi amoral ;  
3-menaxhimi  moral ;

  • Menaxhimi Imoral
Ne bisnes termat “imoral “ & “joetik” mund te konsiderohen sinonime. Menaxhimit imoral i mungon jo vetem parimet etike, por ai vepron ne menyre aktive ne kundershtim me sjelljen etike.Parimi kryesor  i manaxhimit eshte:  Mund te fitojme para me kete veprim, sjellje apo kthim?  Nje lloj i tille menaxhimi gjendet dendur ne vendet e Europes Lindore.  Pra mund te themi se kjo menyre e te vepruarit karakterizohet nga preokupimi per  perfitimin ndaj kompanise dhe jo preokupimi per te trajnuar te tjeret ne perputhje me ligjet qe konsiderohet nje pengese qe duhet kapercyer.
Gjate ketij veprimi, biznesmenet nuk i permbushin normat e etikes dhe pergjegjesite lokale.
  • Menaxhimi Amoral
Menaxhimi Amoral nuk eshte as imoral as moral .Ai eshte i pakujdesshem ndaj konsideratave etike . 
Menaxhimi amoral ndahet :
       a)i Qellimshem
      b) i Paqellimshem
         Menaxhimi Amoral i Qellimshem  ~  Nuk merr parasysh konsideratat etike ne vendimet   dhe veprimet e tyre sepse ato mendojne se standartet e pergjithshme mund te sherbejne ne fushat e tjera te jetes dhe jo ne biznes .
           Menaxhimi  Amoral i Paqellimshem  ~  Nuk  i mendon ceshtjet etike ne biznesin e tyre sepse ata jane te pakujdesshem apo te pandjeshem  ndaj aspekteve morale te vendimeve dhe te veprimeve te tyre. Ata i kushtojne pak rendesi impaktit te sjelljes se tyre mbi te tjeret .



  • Menaxhimi Moral
Ky parim perpiqet te veproje  ne perputhje me parimet etike. Si cdo manaxher ,edhe manaxheret  e moralshem synojne suksesin ne biznesin e tyre, por ata synojne te  arrijne kete sukses gjithmone brenda parametrave te standarteve te etikes dhe idealeve te drejtesise dhe ndershmeise.
Pra manaxheret synojne : Permbushjen  e  te  gjithe  objektivave,  por  duke marre ne konsiderate cdo detyrim te cilit mund  dhe  duhet ti pergjigjen.










   KAPITULLI-3 :  Etika ne biznesin Shqiptar

3.1 Faktoret qe ndikojne ne nje sjellje joetike
Zgjidhjet joetike  jane rezultat i nje grupi faktoresh qe mund te konsiderohen si te pergjithshem per cfaredolloj kulture .Keshtu , vendimet etike jane vendime individuale dhe disa njerez  e kane  ndergjegjen e korruptuar , ne disa raste vete kultura e organizates permban brenda saj nje ton joetik , presionet e vazhdueshme te konkurrences bejne qe administratoret dhe punonjesit te bejne gjera qe ne kushte normale mund te duken te pamundura etj .  

Nder faktoret qe influencojne jane:
  • Mbizoterimi i biznesit te vogel ne Shqiperi per nje kohe te gjate Ky biznes dominon ne ekonomine shqiptare .Problemtet qe ai shfaq jane te shumta .Ky eshte nje fenomen i njohur  jo vetem per ekonomine e varfer te vendit tone apo te vendeve te tjera te Europes Lindore, por edhe per vende me nje ekonomi tregu te konsoliduar e te zhvilluar. Kjo shpjegohet me faktin se gjera te thjeshta si kushtet e punes,qe ndoshta per biznesin e madh nuk perbejne ndonje problem serioz, per biznesin e vogel mund  te jete nje shpenzim i madh qe mund ti rrezikoj “jeten” ketij  te fundit . Kjo sjell nje shmangje te kontrollit dhe korruptim te nepunesve  shteteror prej sipermarrezve .
  • Nje sjellje joetike mund te ekzistoj per vete faktin se Shqiperia eshte nje vend ku te ardhurat per fryme jane me te uleta se ne Europe dhe ku shumica e bizeseve te  vogla ekzistojne sa per te mbajtur familjen.Kjo perben nje tendence .
  • Ne fillimin e trazicionit ,Shqiperia ishte nje vend i pasur me tradita te nje ekonomie te centralizuar te trasheguar  nga sistemi socialist.
Tradita kapitaliste , nuk u arrit te krijohej pasi dhe ekzistenca e atyre pak elementeve  kapitaliste qe u formuan para luftes u eliminuan gjate regjimit  komunist dhe aksesi i tyre nuk u krijua asnjehere sikurse ndodhi ne vende te tjera.Kjo krijon nje boshllek jo vetem institucional por edhe ne mentalitetin e shoqerise shqiptare .Gjate kesaj kohe institucionet filluan te krijohen me shpejtesi duke synuar standartet evropiane .Ligjet u hodhen ne leter , por zbatimi i tyre ne praktike eshte i veshtire. Qellimi kryesor konsiston ne faktin e zbatimit te legjislacionit ne praktike dhe jo ne modernitetin e tij. Ceshtja e legjislacionit , lidhet me shkallen e zhvillimit te shoqerise dhe te respektimit te ligjit nga anetaret e saj dhe nga ana tjeter me nivelin e kontrollit e  te pergjegjesimit te punonjesve ne organizate. Fenomene  keto te hasura jo vetem ne tregun Shqiptar  por edhe me gjere. Ky perben nje problem edhe per  firmat e huaja, te cilat kane investuar kapital per te sjelle ne treg produkt cilesor , jo fallco etj. Vec kesaj,  keto firma duhet te  tregojne interes edhe per masat qe lidhen me indetifikimin e produkteve te tyre ne treg , te cilat ofrojne garanci. Nje dallim i produkteve te kompanise prej konkurenteve, i siguron firmes imazh pozitiv dhe nje performance te larte.
  • Fillimi i tranziciononit beri qe ne ekonomine shqiptare te lulezonin nje sere biznesesh te vogla dhe te mesme pa rregulla te qarta te ekonomise se tregut. Shume njerez filluan te merreshin me biznes pa edukimin perkates per  te drejtuar nje kompani ne kushte te ndryshme nga ekonomia e centralizuar  Si pasoje  , shume prej tyre ishin te destinuar te deshtonin. .Ky rrezik beri qe shume individe ne krye te nderrmarjeve te shkelnin nje sere rregullash te etikes.          
Nga ana tjeter, biznesmenet shqiptare te pamesuar me rregulla te reja te lojes, por edhe te joshur nga niveli  i larte i fitimit per te arritur ne 2-3 vitet e para te tranzicionit kerkonim me do kusht ruajtjen e ketij niveli te larte fitimi duke u orientuar ne jo pak raste nga konkurenca e pandershme. Sjellja joetike mund te shfaqen edhe ne organizatat jofitimprurese. Ketu mund te permendim kontributin joligjor ne fushatat elektorale.
  • Mbizoterimi i bizneseve te vogla ne Shqiperi , u krijon atyre mundesi te zgjerimit te se ardhmes se tyre. Qellimi i sygjerimit te arkitekteve, i nxit firmat per te perdorur rruge jo legale, te ndaluara me pare. Kjo situate mund te realizohet nga shume firma te ndryshme te cilat kane si objektiv zgjerimin e tregut.
  • Biznesmenet Shqiptare dallohen per nje perqendrim te kompetencave dhe perdorimin e nje stili manaxhimi autoritar. Por ne firmat e mesme dhe te medha, manaxheret jane te detyruar te bejne delegim te caktuar te autoritetit. Menaxheret vartes, tek te cilet  eshte transferuar e drejta per te marre vendime mund te orientohet dhe te veprojne ne kundershtim me ligjin. Nje situate e tille mund te behet me e qarte ne qofte se kontrolli i ushtuar prej tyre eshte i dobet. Kjo ndodh ne  ato raste kur menaxheret kane nje besim te tepruar kundrejt vartesve te tyre  , gje e cila eshte negative per nje organizate.
Nje tjeter moment ku shfaqet dukshem nje sjellje joetike eshte shembulli qe tregon menaxheri se te veprosh ne menyre joetike eshte dicka relative dhe kur i sjell te ardhura kompanise,kjo sjellje ka qene e pelqyeshme ne forma te ndryshme . Ky fenomen ndodh edhe jashte territorit te vendit tone.
  • Zhvillimi kaotik , papunesia masive , shkaterrimi i psikologjise se punes paten efekte ne etiken aktuale te biznesit ne shqiperi. Por nje ndikim vertet dinjitoz, ne etiken shqiptare pati ekzistenca e sektorit informal .       
Sektori informal kupton ate pjese te veprimtarise ekonomike qerealizohet pjeserisht  ose teresisht jashte sferes se autoritetit  ligjor  te vendit.
Ne Shqiperi tregu informal ka nje nivel te larte zhvillimi .
Ndikim ne zhvillimin e ketij sektori ka patur dega e makroekonomise, e cila eshte fokusuar  gjate viteve te tranzicionit  ne ekonomine e tregut .
Nder keto hapa theksojme ato, te cilat kane te bejne me heqjen dore te nderhyrjes se shtetit ne ekonomi, liberalizimin e tregetise dhe cmimeve, si dhe krijimin e kushteve ligjore dhe institucionale per konkurencen .    
Disa mund ta konsiderojne ate si nje burim per rritjen e te ardhurave te popullsise , por ne te vertete ai perben nje barrjere per zhvillimin e shpejte ekonomik dhe nje terren ku takohen nje sere problemesh te etikes se biznesit.
Egzistenca e sektorit  informal ka bere qe te ulen te ardhurat e buxhetit te shtetit , te sigurimeve shoqerore pasi te ardhurat e parregjstruara te sipermarjes private perfaqesojne nje vellim te madh te ardhurash qe i shmangen detyrimeve  fiskale, gjithashtu ka zvogeluar padrejtesisht nivelin e pagave, ka penguar konkurrencen e ndershme ndermjet sipermarresve privat dhe ka demtuar ne nje mase te caktuar tregun e punes duke krijuar nje shtrese njerezish te pambrojtur .
Nje nga arsyet e kesaj gjendjeje, eshte, pervec edukimit te pamjaftueshem juridik te sipermarresve dhe te aktit qe shumica e tyre jane njekohesisht pronare dhe manaxhere te bisneseve qe ata ushtrojne .
 Edhe mungesa e eksperiences se mjaftueshme te administrates fiskale, kontrrolli i pamjaftueshem dhe jofunksjonal i struktures shteterore te saj si dhe prania ne kete lloj administrate te individeve te cilet e konsiderojne vendin e tyre te punes si nje pozicion per te fituar te ardhura .  
Si objektiv kryesor shfaqet reduktimi  i legalizimit te sektorit  informal dhe nje nderlidhje me e mire e interesave midis punedhenesve  punemarresve dhe shtetit .
Ketu luan nje rol edukimi publik dhe zgjerimi i kompetencave te pushtetit lokal ne administrin e te ardhurave fiskale te siguruara nga ushtrimi i vemprimtaris se biznesit .


3.2 Fushat qe paraqesin mungese te Etikes.
Ne vitet ‘90 Sqiperia hyri ne rrugen e veshtire te ndertimit  te nje ekonomie kapitaliste .Megjithe shfaqjen e nje teresie pengesash , sipermarja dhe bisnesi privat jane zhvilluar me nje ritem relitivisht te shpejte. Aktualisht numerohen me dhjetera  mije biznese te shperndare ne shume sektore te ekonomise por  me predominimin  ne sektorin e tregetise te ndertimit , fermave te vogla private dhe ne sektorin e sherbimeve ne pergjithsi. Por, nuk eshte e veshtire te imagjinohet se ne nje vend te varfer si i yni  me nje shtet te pafuqishem ku mungon legjislacioni i duhur  me nje situate  politike konfuze  e te pastabilizuar eshte krijuar nje terren  i  pershtaatshem  per mashtrim e spekulime .
Ekzistenca e aktiviteteve te ndryshme ne nje organizate perfshin brenda vetes edhe aktivitete joetike,ilegale. Sesa negative ose jo eshte nje sjellje jo etike nuk mund te matet, pasi nuk ekziston nje mates i tille, por eshte shume e domosdoshme te realizohen permiresime per te patur nje sjellje etike.Praktikat joetike ne biznes  jan te shumta .Por nje rast mjaft i perhapur eshte fshehja e te ardhurave  ne nje biznes me qellim mos pagim  te tatimit ndai shtetit , i percaktuar si nje detyrim per cdo organizate. Ceshtjet etike jane faktore te cilat ndikojne dukshem ne vendimarjen e biznesit .
  • Fushat ku shfaqen ceshtjet etike :

  • Ne fushen e Kontabilitetit  ~   Per te evituar pagimin e takses mbi  te ardhurat , shume  biznese shmangin raportimin e sakte te gjithe fitimit. Kjo  behet pasi shume organizata jane te etura per fitim. Nje fitim me i larte do te pasohet nga nje takse dhe detyrim i madh ndaj shtetit .                                     
Po ashtu ne vendin tone ka shume biznese te parregjistruara dhe shume te tjere qe mbajne dy pale te kontabilitetit. Keto organizata nje prej dokumentave ku paraqitet gjendja e kompanise , e perdorin per  efekt te tatim-taksave dhe dokumenti tjeter, i cili eshte dhe  reali perdoret per te gjykuar per pozicionin dhe te ardhmen e biznesit .
  • Ne fushen e Marketingut Kjo fushe perben nje problem te etikes ne biznesin shqiptar . Ndryshimi teper i madh midis te dhenave qe paraqiten ne reklamen e nje produkti dhe asaj cka shkon ne duart e nje konsumatori, ben qe shpesh here ne treg te hidhen produkteme nje cilesi te dobet dhe ne rastin me te keq edhe te skaduara, te cilat ven ne rrezik jeten e secilit prej nesh.
  • Ne fushen e Menaxhimit  ~ Nje tjeter dimension i problemit te etikes ne biznesin shqipetar jane vendimet menaxheriale.
Sipermarresi, me vendimet qe ai merr ne organizate ndikon drejt per drejt mbi jeten personale dhe te familjes se personave te punesuar ne firme. Ceshtjet e drejtesise, ndershmerise dhe te paanshmerise ne trajtimin e punonjesve ne lidhje me kriteret e marrjes ne pune, te rritjes  se pages, te promocionit, te menyrave te pushimit nga puna, te percaktimit te detyres qe do te  kyeje etj.
Keto jane fusha ku mund te shfaqen veprime joetike.  Keshtu ne shumicen e bizneseve shqiptare
sipermarresit nuk nenshkruajne kontrata pune per punonjesit e tyre dhe nuk derdhin kontribute shoqerore per punonjesit. Sjellja joetike ne biznesin shqiptar eshte e lidhur ngushte me ekzistencen  e sektorit informal, i cili ne Shqiperi dhe Kosove eshte shume evident. Sektori informal ne Shqiperi ka zene mbi 40% te ekonomise (shifra zyrtare), ndersa ne Kosove  autorë dhe publikime të ndryshëm kanë përllogaritur se ekonomia joformale e Kosovës vlerë­sohet të jetë në mes të 40% – 60%, duke përdorë tregues sikurse janë numri i të punësuarve në ekonominë formale dhe joformale, numri i ndërmarrjeve të cilat punojnë në lëmin formal dhe joformal si dhe shifrat krahasuese të shteteve tjera.
Vlerësimi i shkallës së ekonomisë joformale të Kosovës nuk është i lehtë. Problemi nuk është tek mungesa e të dhënave përkatëse por tek përputhshmëria e të dhënave në mes të burimeve të ndryshme sikurse është Enti Statistikor i Kosovës dhe burimet tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Në Kosovë janë bërë shumë pak hulumtime dhe jo dhe aq shumë i është kushtuar vëmendje çështjeve etike: qoftë nga shoqëria civile apo edhe nga njerëzit e botës akademike.
Veprimet dhe vendimet etike, për nga pikëpamja e një personi, varen shumë nga perceptimi dhe vlerat individuale që ai person mund t’i posedojë.  Por, është konstatuar se nuk janë vetëm vlerat dhe karakteristikat individuale që ndikojnë që një person të marrë vendime të pavarura, qofshin ato të ndershme apo jo të ndershme.

Vendimet dhe veprimet e njerëzve, sidomos ata që janë të implikuar në botën e biznesit, varen shumë edhe nga influenca dhe ndikimi i personave që e gëzojnë rolin e eprorit (menaxherit). Sipas këtyre konstatimeve, mund të themi se punonjës, drejtues ose pronarë të bizneseve – persona të cilët mund të kenë vlera të larta pozitive morale dhe personale – nuk do të pranonin të merrnin ndonjë vendim jo të ndershëm.
Mirëpo, ekziston edhe pjesa e tjetër e njerëzve që mund të kenë po ashtu nivel të lartë të standardeve dhe vlerave personale, mirëpo në rastet kur ndikohen nga drejtuesit ose bashkëpunëtorët, mund që të marrin vendime që nuk përkojnë shumë karakterin tyre personal. Këto veprime mund të manifestohen në aktivitete dhe funksione të ndryshme të biznesit, p.sh. një kontabilisti mund t’i kërkohet që të manipulojë dhe t’i fsheh të dhënat financiare në mënyrë që biznesi t’i shmanget pagesave të tatimeve, ose, mbikëqyrësit e prodhimit mund t’i kërkohet nga menaxheri i tij që të vendos përqindje më të pakët të lëndës së parë në prodhimin final të produktit dhe jo siç reklamohet në ambalazhin e tij (ose mund të kërkohet nga personi i cili zhvillon testimin e kandidatëve për punësim, ndonjërit ose disave nga kandidatët potencial t’i bëhet plotësimi i testit, në mënyrë që kandidatët të përfitojnë avancim për në fazën e intervistës)

Nje nga kulmet e mungeses se etikes ne biznesin shqiptar ishte shfaqja e skemave piramidale .   
Pasojat qe sollen keto firma ishin te shumta dhe te rreziksheme, por 2 me te rendesishmet permenden :  
1. Zhveshja e njerezve nga kursimet e tyre.    
2. Edukimi i njerezve me moton se ne kapitalizem mund te ndodhin cudira te tilla qe te pasurohesh pa punuar madje per nje kohe te shkurter .
Shume biznese private demtohen rende nga fenomeni i kondrabandes, kryesisht te cigareve , pije alkoolike etj. Dhe per te realizuar futjen e nje sasie te konsiderueshme kondrabande, biznesmenit i duhet te korruptoje punonjesit e doganave, duke shkelur ne kete menyre nje sere rregullash etike, po mbi te gjitha duke kryer nje veprim te jashteligjshem.
Si perfundim mund te themi, se ne vendin tone, ceshtjet e karakterit etik jane te shumta dhe ndoshta me evidente sesa ne vendet e tjera ne tranzicion.




KAPITULLI-4: Pergjegjesia Sociale e Koorporates (PSK)
4.1 Trajtimi i PSK ne vendet e BE
Me studimin dhe  zhvillimin e konceptit te PSK jane marre institucione,  organizata te ndryshme dhe organizma nderkombetare. Nje nder keto organizma qe po punon fuqishem per te zhvilluar me tej keto politika eshte edhe  Komisioni Europian i Ekonomise, i cili publikoj “Librin e gjelber”. Ky dokument   propozonte dhe kerkonte te zhvillonte nje debat te hapur per menyrat sesi Komisioni Europian mund te promovoje apo te perfshije PSK ne nivele europiane dhe internacionale, por mbi te gjitha per te gjetur menyren sesi te shfrytezohen sa me mire eksperiencat aktuale duke inkurajuar novacione dhe permiresuar transparencen.
Ky dokumente eshte ndertuar ne menyre te tille qe te tregoj cfare eshte PSK e pare nen kendveshtrimine:
~Elementeve te brendshem, duke u mbeshtetur tek :
 a)Menaxhimi i Burimeve Njerezore   
b)Shendeti dhe siguria ne pune     
c)Menaxhimi i efekteve ne mjedise dhe tek burimet natyrore
~Elemente te jashtem, duke u mbeshtetur tek :
 a)Komuniteti.
b)Furnitoret,konsumatoret,bashkepunimet,ekonomike.  
c)Kujdesi ndaj mjedisit ne nivel planetar.
~Menyrat e PSK, qe mbeshteten tek : 
 a)Menyrat e integruara te Pergjegjesise Sociale                                                                                         b)Relacionet dhe auditimi i PS                                                                                                           c)Cilesia ne pune                                                                                                                                           d)Etika Sociale dhe ekologjia                                                                                                             e)Investime me karakter social
“Libri i Gjelber”u publikua per te mbledhur opinionet per PSK ne nivele nacionale, europiane dhe internacionale. Komisioni shpreson qe kjo te coje ne nje kuader te ri referimi ne lidhje me PSK.
Me vone u publikua nje deklarate, e cila synonte te nxirte ne pahe arritjet ne lidhje me PSK-te dhe ato cfare duheshin bere ne te ardhmen.
Sipas kesaj deklarate:
  • ·         PSK ishte mbeshtetje per nje zhvillim sa me te mire ekonomik;
  • ·         Synohej qe Europa te kthehej ne nje referimi per te tjeret ne lidhje me PSK;
  • ·         Synohej te krijohej nje partneritet nga te gjitha palet e interesuara duke permiresuar keshtu praktikat dhe procedurat e PSK-ve;

4.2 Problemet qe kane lindur ne PSK ne ditet e sotme
Ne perpjekje te vazhdueshme per te maksimizuar fitimet shpesh bizneset tregohen te pakujdeshem ne veprimet e tyre, duke ndikuar negativisht tek konsumatori, punonjesi, mjedisi etj. pa marre parasysh ato pergjegjesi sociale per te cilat keto biznese duhet te jene koshiente. Ne kete kendveshtrim mund te themi qe jemi ne nje situate ku kemi konflikt interesash, nga njera ane maksimizimin e fitimit dhe nga ana tjeter permbushjen e pergjegjesive sociale ndaj te gjithe aktoreve dhe mjedisit ne teresi.
Ne strategjite afatshkurtra te nje koorporate keto tendenca perjashtojne njera-tjetren, ndersa ne strategjite afat gjata keto i sherbejne njera-tjetres. Jo ne pak raste jemi ndeshur me skandale te koorporatave te medha ne bote te cilat jane kritikuar fuqishem ne lidhje me kete ceshtje, keshtu psh ketu mund te permendim koorporatat amerikane te cilat gjate viteve te fundit jane bere pjese e skandaleve te medha.
Eshte e rendesishme te theksojme se pavaresisht konfliktit te interesave, cdo koorporat duhet te mbeshtetet ne zbatimin e PSK duke kontribuar keshtu ne shendetin dhe sigurine, tek te drejtat e njeriut, tek permiresimi i qeverisjes se korporatave, ne mbrojtjen e konsumatoreve. Atehere duke pasur parasysh te gjitha keto mund te themi qe zbatimi i PSK i sjell kompanise te mira afatgjata duke investuar keshtu ne emrin e mire te saj.

4.3 Nivelet e Pergjegjesive Sociale ne vendet e tranzicionit dhe ne Shqiperi
PSK eshte nje ceshtje e cila eshte thithur dhe adaptuar me shpejt, nga vendet e zhvilluara perendimore. Nese do te perqendroheshim dhe te shihnim evoluimin e PSK ne Europe do te veme re qe vendet perendimore e kane pranuar me shpejt duke e bere keshtu pjese te strategjive te tyre. Problemi  qendron tek trajnimi i ketij koncepti ne Europen Lindore dhe Qendrore. Keto vende jane me problematike duke qene se keto, jane vende qe kane qene deri vone nen sistemin socialist ku sipermarrjet shteterore zbatonin programe sociale me kosto te konsiderueshme, te cilat kishin qellim te lehtesonin probleme qe nuk ishin te shkaktuar nga ana vete. Me hapien e tregjeve duke qene se kompanite nuk ishin te gatshme te perballoninn kosto te tilla sepse tashme ato duhej te perballonin konkurrencen, atehere ato filluan te eliminonin ato aktivitete te cilat ndikonin negativisht ne fitimin e tyre. Per vendet ne tranzicion duke qene se niveli dhe mireqenia ekonomike nuk jane ne nivele shume te larta atehere kompanite e ketyre vendeve synojne me shume tek sigurimi i fitimit afatshkurter madje ato e kane te veshtire te kuptojne qe PSK sherbejne si nje element ndihmes dhe motivues tek fitimi. Ne ndryshim nga keto vende kompanite e medha te Evropes Perendimore duke qene se kishin zhvillim ekonomik me te hershem dhe me te larte jo vetem qe kane perfshire ne strategji te tyre konceptet e PSK-ve, por ne te njejten kohe sherbejne si modele per koorporatat e vendeve lindore dhe qendrore. Ndermarja e PSK nga koorporatat e vendeve ne zhvillim fillimisht shiheshin si veprimtari filantropike ose humanitare per  te cilat ato akoma nuk e ndjenin veten gati per tu bere pjese e tyre duke qene se qellimi i tyre i vetem per momentin ishte sigurimi i fitimit duke mos i lejuar vetes te kuptoje qe zbatimi i PSK ne “thelb” do te thoshte fitime te sigurta afatgjata .
Ne vendet ne tranzicion pervec faktit qe vete kompanite e kane te veshtire ta pranojne kete koncept apo praktike ekzistojne edhe disa probleme te tjera te cilat ndikojne ne mosfunksionimin si duhet te PSK.

Keshtu mund te permendim:
  • ·         Mungesa e vendoshmerise se qeverise .Ne pergjithesi ne vendet me tranzicion mund te ekzistojne dokumente dhe strategji por keto mund te mos jene te qarta dhe aplikative prandaj ato thjesht mbeten dokumente te nje kuadri deklarativ . Nje nder arsyet qe keto dokumenta mbeten thjesht deklarime eshte fakti qe politikat qeveritare fokusohen kryesisht tek problemet me emergjente ekonomike dhe sociale duke menjanuar keshtu ceshtje te tilla si mbrojtja e mjedisit. Nje tjeter arsye mund te jete fakti qe vete qeveria nuk mund te kuptoje avantazhet qe sielle zbatimi i PSK prandaj dhe ajo nuk mund te jape mbeshtetjen e saj ne ndertimin e politikave te mirefillta dhe krijimin e strategjive ne lidhje me PSK.
  • ·         Mungesa e legjislacionit te pershtatshem
Ne vendet Evropiane Perendimore vihet re qe ne politikat e tyre ato perfshijne strategjite e mbrojtjes se mjedisit duke u mbeshtetur tek parandalimi nderkohe qe ne vendet ne zhvillim nuk vihet re nje gje e tille sepse ligjet e ketyre vendeve nuk i japin rendesi ndotjes se mjedisit ose me sakte ato me teper fokusohen ne zgjidhjen e problemeve mjedisore pasi ato kane ndodhur se sa parandalimi i tyre .
  • ·         Mungese e te dhenave te besueshme
Kjo vjen si pasoje e faktit qe ne vendet ne zvillim kompanite nuk mund te monitorohen ne menyre te vazhdueshme si pasoje e te ciles ne nuk mund te identifikojme problemet.Mirepo kjo gje na sjell  veshtiresi ne hartimin e strategjive perkatese  per te zgjidhur keto probleme.

  • ·         Mungesa e interesit nga kompanite e medha
Kjo vjen si pasoje e mungeses se informacionit nga koorporatat per kete ceshtje si dhe perfitimet  qe sjellin ato. PSK ne vendet me zvillim duhet te  trajtohen duke patur parasysh disa elemente qe ndeshen me shume ne vendet ne tranzicion nder te cilat mund te permendim :
(1)- Mbojtja mjedisore dhe prodhimi me i paster - per sa i perket mbrojtjes se mjedisit dhe synimit per prodhime te pastra mund te themi qe ne shoqerite kolektive vihej re nje keqperdorim i makinerive, mbishfrytezimi i burimeve natyrore duke demtuar  ato procese fabrikash te cilat ndikonin negativisht ne mjedise, teknologji te vjeteruara dhe te amortizuara. Kalimi nga ky sistem ne sistemin tjeter beri qe kompanite e medha per te qene konkurente te perdornin teknologji te reja, pajisje dhe makineri te cilat kishin nivele me te uleta te ndotjes se mjedisit pra filluan te modernizonin proceset e tyre te punes.
(2)- Siguria dhe Shendeti – Ndryshimi i sistemeve pati efektet e saj te drejtperdrejta te punesimi si dhe tek madhesite e firmave duke qene se tashme po krijoheshin biznese te reja. Ne ditet e sotme vihet re qe vendet ne zhvillim po mundohej qe ligjet e tyre ne lidhje me probleme te tilla si siguria dhe shendeti ne pune ti pershtasin rekomandime te dhena nga Komisioni Evropian apo Organizata per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut.
(3)-Strategjite Anti-Korrupsion dhe perpjekjet per qeverisje me te mire – Nje element tjeter me te cilen ndeshen vendet ne zhvillim eshte dhe korrupsioni. Fakti qe keto vende dolen nga nje sistem te mbyllur ne nje sistem te hapur beri qe kjo gje  te shoqerohej me shume probleme per  te cilat legjislacioni nuk ishte i pergatitur qe ti perballonte. Duke qene se  keto probleme nuk mund te rregulloheshin me ane te ligjeve atehere filluan te perdoreshin menyra korruptive gje e cila kishte efektet e saj negative ne zhvillimin ekonomik, social, si dhe frenonin investime te shumta qe mund te beheshin. Duke qene se ky problem sa vjen e po behet  me evident atehere qeverite po bejne perpjekje qe te hartojne politika luftuese ndaj korrupsionit duke permiresuar keshtu qeverisjen e tyre e duke i hapur rruge zbatimeve te strategjive te PSK .




4.4-Politikat e Shqiperise ne lidhje me PSK-te.
Qe PSK te zhvillohet ne menyre rezultative eshte domosdoshmeri qe aktoret te cilet realizojne dhe materializojne politikat ne PSK (investitoret, menaxheret, qeverisjet qendrore, ato vendore, analistet ekonomiko-social, organizmat e specializuara qeveritare e jo qeveritare etj) te mbajne ne konsideraten e tyre realitetin e zvillimit te biznesit ne Shqiperi. Krahas te tjerave ato duhen te perqendrohen edhe ne keto kendveshtrime:
  • ·         Shqiperia dhe zhvillimi ekonomik i saj nga vitet ’40 e deri ne vitet ‘90 kaluan neper nje rruge te centralizuar. Politikat sociale te ndjekura gjate kesaj periudhe gjysem shekullore ne Shqiperi perqendroheshin dhe konsideroheshin te mire realizuara ( aq sa ishte parashikuar ) kryesisht duke arritur sigurine dhe shendetin ne pune per te gjthe ne menyre te barabarte si dhe ne aplikimin e disa praktikave te tjera sociale ne favor te komunitetit ( arsimi, shendetesia ) te cilat ishin rrjedhoje e sistemit ekonomik te centralizuar. Gjate periudhes ne fjale politikat sociale ne Shqiperi rregulloheshin me ligje e percaktime normalisht te ngurta aq sa lejonte vete sistemi dhe duke mos patur asnje lloj tjeter pozicioni. Kjo ishte pasoje e sistemit sepse edhe roli i sindikatave te ndryshme qe ishin te ligjeruara ishte krejt formal ne aspektin e zhvillimit te politikave sociale psh ne fushen e te drejtave te punonjesve .
Pra sic shihet Shqiperia vjen deri ne vitet ‘90 pa asnje lloj trashgimie apo pervoje ne fushen e konceptimit se pari e pastaj te aplikimt te politikave sociale. Vitet’ 90 sollen momentet kulmore te nderrimit te sistemit nga nje forme ne nje tjeter me drejtim te kundert .keto ndryshime paten ndikimet e tyre esenciale edhe ne fushen e politikave sociale per hir te tranzicionit qe do kalonte Shqiperia efektet sociale ne te gjitha format e egzistences se tyre ne keto vite ne Shqiperi pothuajse pushuan se vepruari .
Disa nga faktoret qe ndikuan ne asfiksimin e plote te ekzistencave sociale ne Shqiperi ne momentet e ndryshimit te sistemit ishin :-sistemi i cenralizuar deshtoj totalisht, zhvillimet ekonomike dhe produktiviteti i tij ishin ne nivelet zero
.
  • ·         Shqiperia u perfshije ne nje kaos te plote ne perdorimin e te mirave natyrale me te domosdoshme per mbijetesen e konsumatorit. Ato pak rezerva qe u trasheguan nga sistemi i centralizuar u shperdoruan ne nje menyre teper spontane dhe krizat ekonomike gjithashtu ishin te paevidueshme. Cdo gje po shkonte drejt shkaterimit,shihet qe orientimi i ekonomise dhe biznesit po ecte jo me objeksione te qarta e per pasoje mungonin  idet dhe investimet. Privatizimi i pershpejtuar dhe rendja per te kapur kerkesat e tregut sollen kapercimet te disa etapave te zhvillimit total por sidomos ne ekonomine te cilat po operonin kryesisht mbi bazen e inisiatives individuale e te lire.
Ne keto momente te para te periudhes se tranzicionit ne Shqiperi ne nje kohe kur perpjekjet totale ishin deri ne kufijte te mbijeteses nuk mund te pretendohet qe ekzistonin pergjegjesite sociale.
  • ·         Pas viteve ‘90 filluan te lindnin filizat e para te ekonomise se lire e te biznesit privat kryesisht atij tregtar te cilat ne shkalle strategjike ne menyrat me modeste po kontribuonin ne perballimin e momenteve te krizes se pergjithshe. Keto fillesa nga viti ne vit erdhen duke u fuqizuar, zgjeruar e modernizuar edhe ne fushen e prodhimit dhe rriten numrin e te punesuarve, shtuan prodhimet per konsumatorin, modernizuan teknologjite, perfeksionuan stafet e menaxhereve etj .
  • ·         Ne vitet 2000 biznesi ne Shqiperi filloj te konsolidohej, tashme kemi opsione me te plota per efekte sociale te biznesit tek komunit etj. Qeveria vendore, qendrore dhe biznesi filluan qe ne strategjite e zhvillimit te fusin elemente te mirefillta te pergjegjesive sociale ndonese jo ne front te gjere.
  • ·         Filloj nje stabilitet me i qendrueshem ekonomik, qeverisjet qendrore me ndihmen e mjaft organizmave nderkombetare filluan pasurimin e bazes ligjore dhe akteve normative ne aspektin social. Ne kete periudhe, PS ne Shqiperi, si vend ne tranzicion e zhvillimin vjen si nje koncept i ri, nen pervojen e vendeve Europiane Perendimore dhe me ndikimin e organizmave nderkombetare sociale, i cili po qartesohet gjithnje e me shume dhe po behet pjese e zhvillimeve teresore .
Keshtu ne kuader te nismes se kompaktit global te kombeve te bashkuara ne Shqiperi ne tetor 2007 u zhvillua forumi me teme:”Pergjegjesia Sociale-Nxitje, Ndergjegjesim, Veprim dhe Reagim”.Sipas ketij  forumi u vu re qe ka mungese informacioni dhe njohurish ne kete fushe si dhe ka mungese te ligjeve ne lidhje me kete ceshtje.
  • ·         Pra duhen bere perpjekje per te promovuar dhe per te angazhuar komunitetin e biznesit dhe ndergjegjesimin e tyre ne mbrojtjen e mjedisit ne permisimin e ceshtjeve  sociale gje e cila mund te arrihet duke iu drejtuar modeleve te ofruara nga kompanite shume kombeshe .
Duke patur parasysh te gjitha keto ky forum synonte :
a) te rriste ndergjegjesimin mbi PSK ne Shqiperi
b) te informoj palet e interesuara, qeverite dhe median ne menyre te vecante mbi rolin e tyre ne promovimin e saj ne shhqiperi
c) te rrise nivelin e njohurive dhe angazhimin e biznesit ne praktikat PSK etj etj .
Gjithashtu nuk ekziston akoma nje strategji ne nivel kombetare per promovimin e Pergjegjesise Sociale te Korporates ne sektorin privat dhe me gjere. Ndersa shoqatat e biznesit nuk jane shume aktive ne promovimin e ketyre, roli me i madh ne zhvillimin e tyre ka ardhur nga organizatat nderkombetare dhe nga kompanite shume kombeshe. Keto te fundit, kane zbatuar praktika te PSK ne deget e tyre ne Shqiperi si: ( Vodafone Albania, BKT me skemen vullnetare te pensioneve, sistemet e shperblimit te punonjesve nga Raiffeisen Bank, ruajtjen e mjedisit nga disa banka, kujdesin ndaj punonjesve nga Alumil Albania etj.)
  • ·         Mbas viteve 2000 ne Shqiperi si rezultat i fuqizimit gradual te gjithe faktoret qe lidhen me PS, filluan reagimet dhe refleksionet me te mirefillta e konkret nga gjithe nivelet e qeverisjes.
Qeverisja qendrore qe ne strukturat dhe organigramat e saj deri dhe nivel vendor percakoi funksione organike kryesisht ne fushen e mjedisit e mbrojtjes se natyres, ne fushen e produkteve ushqimore per mbrojtjen e konsumatorit e te tjera. Tashme ne Shqiperi eshte dikasteri i Mjedisit (Ministria e Mjedisit) qe shkrihet ne strukturat e saj deri ne nivele qarqesh e bashkise. Ne kerkim te ndihmes nga organizma nderkombetare u zhvilluan aktivitet e para te mirefillta per pergjegjesite sociale, te cilat disa nga me kryesoret jane si me larte dhe ne vazhdim rrjedhin te tjerat. Qeverisja qendrore ka filluar qe pergjegjesite sociale ti bej pjese te strategjise se saj te zhvillimit duke e konkretizuar ate gradualish me akte normative ligjore dhe duke mos u mjaftuar vetem thjesht ne sigurime dhe shendeti ne pune, apo ne rritjen e numrit te te punesuarve nga subjektet private.
Ne vitin 2003 kemi nje vendim te keshillit te ministrave me dt 24.04.2003 me Nr 249 me dy anekse sqaruse e qe ben fjale per detyrimet qe lindin ndaj subjekteve private, gjate marrjes se lejes mjedisore, per ruajtjen e mjedisit dhe menjanimin e ndotjeve nga mbetjet industriale.
Gjithashtu kemi edhe akte te tjera ligjore po ne kete fushe por qe nuk mund te permenden te gjitha. Ajo qe terheq vemendjen eshte se te gjitha keto  tendenca ligjvenese kane fillesat e tyre kryesisht pas vitit 2000 dhe qe nga viti ne vit ato kane permiresime te ndjeshe te cilat ne nivel qendrore kane sjelle edhe projekte ne fushen e rritjes se pergjegjesive sociale .
Rekomandimet e dhena per Shqiperine nga organizmat nderkombetare perfshijn rritjen e angazhimit te qeverise qendrore dhe lokale ne promovimin e PSK tek bizneset. Nga ana tjeter edhe dhomat e tregetise dhe shoqatat e biznesit duhet te jene me aktive si edhe te punohet per rritjen e ndergjegjesimit te publikut, qe ata te bejne diferencimin me zgjedhjen e produkteve te atyre kompanive te cilet kene dhe zbatijne praktika te pergjegjesive sociale.
Bizneset duhet te shohin PSK si nje pjese integrale te kompanise se tyre te biznesit qe i jep vlere te shtuar kompanise dhe duhet te jene me aktive ne promovimin e praktikave te tyre te PSK.
Megjithate me studimet e bera per periudhen 1993-2002 rezultonte se numri i kompanive qe pergatitnin raporte per mjedisin, nga 13%  te tyre ne vitin 1993, ky numer u dyfishua ne 2002 dhe qysh atehere tendenca ka qene ne rritje.






Konkluzione

Globalizimi, teknologjia e cilesise se larte, zhvillimi i teknologjise se informacionit dhe i sektorit privat sollen rritjen e fluksit te kapitali dhe kryesish te tregjet ne zhvillim parashtruan nevojen e demostrimit te nje qeverisje dhe menaxhimi me performance te larte te koorporatave, me qellim qe ne konkurencen globale te fitonin hapesira dhe akses ne tregjet te reja.
Ka hasur gjithmone ne nje debat global mbi rolin, impaktin dhe pozicionimin e firmave nderkombetare me njera-tjetren. Cdo  veprim i ndermarjeve mund te influencoj mbi cilesine e jetes se individeve,te komunitetit  dhe te te gjithe globit. Ky njihet ndryshe si ligji i hekurt i pergjegjesise me ane te te cilit ne i referohemi ketij perkufizimi: Ata te cilet nuk e perdorin pushtetin/fuqine ne menyrat qe shoqeria i quan pergjegjese, ka shume te ngjare ta humbasin kete fuqi ne kuadin afategjate.
Sot ne prani te teknologjise ne trajtjen e rrjetit global te kompjuterave te transaksioneve te menjehershme komerciale dhe te rritjes ne menyre eksponenciale te perdorimit te informacionit   gje qe e bene boten te duket si nje komunitet gjithnje e me i  vogel. Nga e gjitha kjo mund te themi se “ Pergjegjshmeria Sociale eshte bere nje ceshtje me dimensione mbare boterore ”.
Megjithate kur themi se biznesi duhet te jete pergjegjes nga pikepamja sociale nuk do te thote qe biznesi duhet te braktise misionet e tjera te tij.
E gjitha kjo sepse ne e dime  se biznesi ka dhe pergjegjesi te tjera te rendesishme te karakterit ekonomik, ligior e social.
Sfida kryesore qe cdo menaxher mbarte per karieren e tij  eshte qe:  Te tera keto pergjegjesi ti marre ne konsiderat ne hartimin e strategjive dhe pa anashkaluar asnje prej obligimeve te saj. Mund te ndodh qe ne disa raste keto pergjegjesi te jene ne te njejtin drejtim me interesat e drejtperdrejta te biznesit, por mund te ndodh dhe e kunderta qe ato te jene ne konflikt me njera –tjetren.
Megjithate prania e pergjegjesive sociale, madje  dhe ne disa raste konkuruese nuk do te thote qe firmat mund te mos jene fitimprurese se firmat e tjera qe jane me konkuruese.
Fillimi i shek.te XX dhe ne vazhdim eshte verejtur nje rritje me ritme te shpejta te numrit te kompanive qe promovojne strategjite e tyre te pergjegjesive sociale nje pergjigje pozitive ndaj presionit te shumllojshem social-mjedisor e ekonomik. Kjo sjelle nje reagim nje sinjal te fort per nje bashkepunim me rezultativ qe i adresohet shpresave ne rritje te qytetareve pretendenteve  dhe shoqerise qe kerkon gjithnje e me shume nga antaret e saj dhe nga biznesi ne vecanti.
Ajo ka njerezit/shoqeria  pret nga biznesi te fokusohet tashme tek objektivat qe sjellin vazhdimesi, presin nga biznesi vemendje ndaj ceshtjeve sociale dhe me shume pergjegjesi ndaj cdo hapi te hedhur.
Por  detyra kryesore e shoqerise eshte qe te besojne  se kompanite jane te sinqerta e te ndergjegjshme ne berjen e gjerave te duhura ne pergjigje te kerkesave te shoqerise dhe mjedisit.
Shoqeria gjithashtu pret nje sjellje etike dhe menaxher qe te aplikojne sjellje dhe parime etike kur biznesi ose ata marin vendime etike.
Ne baze te ketyre dy kerkesave kryesore te shoqerise vete biznesi ceshtjet qe lidhen  me te drejtat e njerezve i ka bere me te dukshme dhe me te rendesishme ndaj here pas here vihet ne dukje dhe sidomos ne ditet e sotme ushtrohet nje presion i madh ndaj abuzimit me te drejtat e njerezve ne cdo kriter.
Rregullat qeveritare jane nje kuader sa te rendesishem aq edhe te ndryshueshem per qeveri te vendeve te ndryshme nepermjet politikave te tyre te cilat vene kufizime mbi biznesin dhe operimet e tyre.
Biznesi me shoqerine nderveprojne brenda nje kuadri te nje ekosistemi te caktuar. Kemi burime te perteritshme, te gjeneruara. Secila prej tyre varet sesi njeriu i perdore ato me kriter dhe nuk konsumon me shume sesa natyrshem ato regjenerohen. Por kerkesat e shoqerise njerezore ne shume fusha jane me te medha  e nganjehere edhe lakmitare duke tejkaluar kapacitetin e ekosistemit tone. Ne kete pike menaxheret duhet te  jene perhere e me te sfiduar qe ne procesin e vendimmarjes te marin parasysh dhe konsiderata te ekosistemit. Keto te gjitha te marra se bashku, bejne qe te dale me shume se kurre ne plan te pare fakti qe firma e biznesit sot dhe menaxheret nuk ekzistojne  thjeshte per te dhene fitim per pronaret e tyre por te krijojne vlere per te gjithe.
Nuk jane te pakta kompanite qe mbartin ne vetvete dhe disa pika ose komitete te pergjegjesive sociale kjo per shkak te rendesise qe paraqet vete koncepti i pergjegjesise sociale.
Secila prej tyre synojne krijimin e nje vizioni te qarte dhe nje trajtim strategjik per krijimin dhe perdorimin e fondeve ne rritje te koorporates per te mbeshtetur njerez ne nevoje, zhvillimin e perfitimeve sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ne fakte, pergjegjesia sociale nuk e kufizon konceptin e  saj, ka nje hapesire te gjere ku cdo biznes, pavaresishte nga shkalla e aktivitetit te tij mund te generoje vlera dhe kontribut ne dimensione te caktuara te jetes shoqeror.
Duke u ndergjegjesuar per shoqerine dhe mjedisin ata  investojne vlera afatgjata mbi aktivitetin e tyre.
Edhe pse ne Shqiperi predominon biznesi i vogel nga ana e ceshtjeve dhe sjelljeve etike ai nuk bene perjashtim. Edhe ne jeten e perditshme marresit e vendimeve te biznesit te vogel ndeshen me dilema etike dhe me tundimin per te shkelur parimet per hir te biznesit apo te perfitimeve personale.
Keto lloj mashtrimesh jane gjithmone te pranishem ne te gjitha fushat e vendimmarjes ne biznes si ne fushen e marketingut ku ne pergjithesi  sipermaresit ndeshen me probleme etike. Shitesit duhet te perpiqen te bindin klientet por me mall me parametra te duhura.
Etika perben nje nga ceshtjet me te spikatura dhe me shume ne qender te vemendjes ne shume vende te botes. Institucionet vendase dhe te huaja ne programet e tyre trajnuese i kane lene vend ceshtjeve  te pergjegjesive sociale dhe etike menaxheriale. Ne ditet e sotme ceshtjet jane bere me emergjente duke pasqyruar jo vetem perqendrimin ne kualifikimin e njerezve per njohjen e principeve baze te funksionimit te ekonomise se tregut por te perfshijne dhe programe respektive qe nga niveli i meset deri ne ate universitar dhe  jo te mbeshteten vetem tek programet trajnuese.
Organizatat Nderkombetare  kane  luajtur nje rol te rendesishem ne promovimin e pergjegjesive sociale ne Shqiperi per rritjen e nivelit te njohurive dhe angazhimin  me aktiv te biznesit ne praktikat sociale.




Literatura
v    DONIKA KERÇINI – Sipermarje Drejtimi te Biznesit te Vogel
v    GALANTINA CANCO   – Menaxhimi i Burimeve Njerezore
v    BANKA BOTERORE- “Iniciativa anti-korrupsion ne Shqiperi”
v   INTERNET – (Etika ne Biznes) & (Pergjegjesia Sociale)

Total Pageviews

Pages